Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e një objekti në Havai paraqitet rrejshëm si një medrese e padjegur në Los Anxhelos

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një fotografie të një prone është pretenduar se ajo është medrese që ka shpëtuar në qytetin e djegur të Los Anxhelosit në Shtetet e Bashkuara, në fillim të vitit 2025.

“E MREKULLUESHME! Është një medrese ku njerëzve u mësohej feja. Myslimanët në qytetin e djegur të Los Anxhelosit në Shtetet e Bashkuara”, është mbishkrimi që llogaria “lirija_ka_emer” në TikTok ia ka vënë postimit të 12 janarit.

Por cila është e vërteta?

Pretendimi i publikuar në “TikTok” nuk qëndron. Pas verifikimit të fakteve del se fotografia është e vjetër dhe nuk ka të bëjë me zjarret e fundit që kanë përfshirë Los Anxhelosin.

Hibrid.info përmes “Google Lens” ka gjetur se fotografia është e muajit gusht të vitit 2023 dhe ka ndodhur në zjarrin në Havai që është rreth 4 mijë kilometra larg Los Anxhelosit. Fotografia është gjetur në agjencinë e fotografive “Getty Images” publikuar më 10 gusht 2023.

“Një fotografi nga ajri tregon një shtëpi me kulm të kuq që u mbijetoi zjarreve, e rrethuar nga shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga zjarri në Lahainan historike, pas zjarreve në Mauin perëndimor të Lahainas, Havai, më 10 gusht 2023”, thuhet në përshkrim të fotografisë nga “Getty Images”.

Për shtëpinë në fjalë, që ishte pronë e Trip Millikin dhe Dora Atwaterit, kishin shkruar në vitin 2023 edhe mediume kredibile botërore. Ndër to ishte edhe BBC.


Publikimi i “lirija_ka_emer” në TikTok deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info i ka marrë më shumë se 80 mijë shikime, më shumë se 2500 pëlqime e 86 komente.


Analiza:

Pretendimi se një fotografi e publikuar në TikTok paraqet një medrese që u mbijetoi zjarreve në Los Anxhelos në janar të 2025-s, është i pavërtetë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se prona në fotografi është një shtëpi që u kishte shpëtuar zjarreve në Havai, në vitin 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere