Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ndryshohet deklarata e Nexhmedin Spahiut

HIBRID

Faqja në Facebook “Gazeta  Aktive” ka shpërndar artikullin e “gjithckafresh.info” me titull “Nexhmedin Spahiu: Kombin shqipëtar e krijoi Turqia, para saj ne ishim grek dhe serb”.

Titulli i këtij lajmi është i rremë dhe i njëjti demantohet menjëherë në përmbajtje.

Publicisti kosovar, Nexhmedin Spahiu më 29 tetor në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se Perandoria Osmane e ka ndihmuar e jo penguar formimin e kombit shqiptar. Pra, ai asnjëherë nuk e ka përmendur termin serb apo grek, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli nga ky portal i dyshimtë.

Teksti i artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

Nexhmedin Spahiu: Kombin shqipëtar e krijoi Turqia, para saj ne ishim grek dhe serb

Publicisti i njohur mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, së fundi ka bërë një tjetër pretendim kontrovers duke dashur të flirtojë me myslimanët e vendit.

Spahiu ka deklaruar se Perandoria Osmane e ka ndihmuar e jo penguar formimin e kombit shqiptar. Për dallim prej tij, shumica e historianëve rolin e osmanëve e shohin më ndryshe, transmeton Periskopi. / Hap marke tingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3055?fbclid=IwAR0cMdf45-LF5GIu19dCv2kgdytV8dzhzYS96NKCh3Kp3RAj4yvVTh7VpE0

Më poshtë mund të lexoni shkrimin origjinal të Nexhmedin Spahiut, të postuar më 29 tetor në profilin e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/3501587783194696


Analiza:

Artikulli i publikuar në “Gazeta Aktive” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me deklaratën që gjendet në tekst. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere