Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Shpërndahet një pretendim i rremë se ish-presidenti Clinton po gjykohet në Guantanamo Bay

HIBRID

Është publikuar e shpërndarë një video-tregim, në kuadër të së cilit pretendohet se paraqitet një proces gjyqësor ndaj ish presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, në Guantanamo Bay. Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i rremë. Në fakt përmbajtja e kësaj videoje është një riprodhim i fjalëpërfjalshëm i një artikulli nga Real Raw News, një faqe në internet që publikon përmbajtje me “satirë” (e vërtetuar për këtë nga seksioni Reuters-it për kontroll të fakteve).

Në shpërndarjet që i janë bërë kësaj videoje në rrjetet sociale, është parë se një pjesë e përdoruesve e kanë besuar ngjarjen, duke thënë se “shpresojnë që një ditë do të zbardhet kjo çështje dhe të gjithë do të zgjohen nga gjumi dhe të shohin të vërteten” (shih këtu).

Mirëpo ka pasur edhe të atillë që kanë kërkuar fakte për pretendimin e bërë (shih këtu).

Burimi i raportit rreth Clinton-it është një artikull i botuar në RealRawNews.com, i parë në arkivin arkivuar.is/icd0t. Historia përfshin pjesë të tilla si: “Gjykimi ushtarak i William Jefferson Clinton në Gjirin Guantanamo filloi të premten, pas një vonese tre ditore të shkaktuar nga një paneliste femër, e cila shfaqi afinitet dashurie ndaj ish-presidentit, gjë e cila tronditi Zyrën e Komisioneve Ushtarake”.

Mirëpo, ky artikull nuk jep asnjë provë të gjykimit të pretenduar nga një gjykatë ushtarake të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara.

Artikuj e përmbajtje të Real Raw News janë trajtuar disa herë nga seksioni i Reuters-it për kontroll të fakteve.

Gjithashtu kjo faqe e ka të qartësuar në seksionin “about us” (rreth nesh) se “Informacioni në këtë faqe në internet është për qëllime informuese dhe edukative dhe argëtuese. Kjo faqe në internet përmban humor, parodi dhe satirë” (shiko këtu).

Angel Urena, një zëdhënëse e Presidentit Clinton i tha Reuters përmes email-it se thjeshtë nuk ka “asnjë të vërtetë prapa kësaj”.

Bill Clinton u shfaq së fundi më 24 qershor 2021 në emisionin “Late Night” me Seth Meyers.

(Kontroll i fakteve i realizuar nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere