[email protected]
Opinioni paraqitet si lajm
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (26 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Hashim Thaçi dhe garda e tij kriminale në listën e zezë për persona nongrata nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar!”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një shkrim autorial nga analisti Gani Qarri, i cili kishte vlerwsuar se Lista e Zezw e Britanisw sw Madhe dhe SHBA-ve, sipas tij, duhet t’i kenë edhe disa emra të figurave tjera politike e publike nga Kosova, përshi ish-Presidentin Hashim Thaçi.

Pra, sipas titullit të artikullit, lë të kuptohet se tashmë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe një listë me persona të tjerë tashmë janë future në listën e zezë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, gjë që në të vërtetë është vetëm një opinion i autorit të shkrimit.

Gjithashtu, edhe fotografia e publikuar në këtë artikull është jo adekuate, ku është paraqitur portreti i Hashim Thaçit.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri

Lista me personat potencial të cilët do duhej ti takonin listës së zezë të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, vërtetë është shumë e gjatë, por sa për fillim do duhej të niste me emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Sami Lushtakut, Muharrem Mustafës,Adem Grabovcit dhe të gjithë tjerëve që ishin dhe janë në shërbim të tyre.

-Në fakt personat e parë që do duhej të sanksionoheshin, jo vetëm nga SHBA, por pikësëpari nga vet ligji dhe drejtësia inekzistente e Kosovës, janë autorët e vrasjeve të pasluftës dhe nxitësit e tyre, të cilët tash e gati një çerek shekulli shëtisin të lirë dhe pa asnjë breng për ndjekje nga ligji, përkundër akteve të tyre makabre.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/632531/hashim-thaci-dhe-garda-e-tij-kriminale-ne-listen-e-zeze-per-persona-nongrata-nga-shba-te-dhe-mbreteria-e-bashkuar/?fbclid=IwAR0EUlVyVJVx9hVlMJEaZA35bT8amWjTknwEp8eW1PUlm4ZOY87syeyifeI


Në postimin në Facebook nga faqja “Kosova-sot.info” titulli nuk është i futur në thonjëza, që bën të kuptohet si lajm që paraqet një ngjarje reale. Titullit i është vënë thonjza, vetëm në faqe, pra pasi të klikohet në postimin e bërë në Facebook. (shih fotografinë më poshtë)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se me heqjen e thonjëzave nga fjalia, nënkuptohet se nuk janë fjalë të autorit, por ajo merret si e mirëqenë. (shih këtu kuptimin e përdorimit të thonjëzave në fjali)


Me këtë titull jo adekuat të vendosur në këtë artikull, lexuesit mund të keqinformohen lehtë, duke e marrë këtë lajm si të vërtetë. Kjo për faktin që ditëve të fundit kjo temë ishte aktuale, pasi Mbretëria e Bashkuar kishte shpallur person “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një opinion të analistit Gani Qarri, ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm, duke pretenduar se Hashim Thaçi dhe një listë me persona të tjerë janë në listë të zezë për persona “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others