Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Komuna e Prishtinës nuk e ka publikuar listën e fëmijëve të pranuar në institucionet parashkollore, pa e publikuar paraprakisht konkursin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se sipas njoftimeve në platformën online të Komunës së Prishinës “prishtinaonline.com” nuk ka asnjë konkurs për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore për vitin 2024-2025.

Ky pretendim u ngrit nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook, duke aluduar se Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e fëmijëve të pranuar në institucionet parashkollore, pa e publikuar paraprakisht konkursin.

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi i ngritur nga faqja e lartcekur nuk qëndron. Kjo për faktin se në platformën “prishtinaonline.com” gjendet i publikuar konkursi me datë 3 qershor.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”:

https://archive.is/C7VSQ#selection-1349.0-1349.155


Postimi i publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook:

Sipas njoftimeve ne platformen online – prishtinaonline nuk ka asnje konkurs per regjistrimin e femijeve ne institucionet parashkollore per vitin 2024-2025, gjersa del njoftimi per listen e femijeve te pranuar.

Si eshte e mundur Perparim Rama?

Kryeqyteti Prishtina


Pas hulumtimit në platformën “prishtina-online.com”, hibrid.info ka gjetur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës për vitin 2024-2025, të publikuar me datë 3 qershor. (shih këtu)


Njoftimi për fëmijët e pranuar në institucionet parashkollore, u publikua me datë 5 korrik 2024 në platformën “prishtinaonline.com”. (shih këtu)


Analiza:

U pretendua se Komuna e Prishtinës në platformën e saj online “prishtinaonline.com” ka publikuar listën e fëmijëve të pranuar në institucionet parashkollore, pa e publikuar paraprakisht konkursin.

Ky pretendim doli të jetë i pasaktë. Hibrid.info ka gjetur konkursin e publikuar në “prishtinaonline.com” që shënon datën 3 qershor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere