Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vitit 2021 e realizuar në Afganistan, paraqitet si një imazh aktual në Gaza

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Mesazhe Islame” ka publikuar një imazh me pretendimin se është realizuar në Gaza.

Në fotografi shihet një grua në një shkollë brenda një klase, ku mbi tavolina janë vendosur buqeta lulesh.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është realizuar në vitin 2021 në Afganistan.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesazhe Islame”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid037DkVMjsnQJV1atRApRdUYkU9UbXFn63dSuQCzfUQ2DnqGLYJDEfBZKQjLMBGzeEcl&id=100063766562904


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e publikuar në vitin 2021 në një artikull të Human Rights Watch, organizatës ndërkombëtare joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (shih këtu)

Përshkrimi i imazhit të publikuar në “Human Rights Watch”, i përkthyer në shqip:

Nëna e një nxënëseje, e cila ishte ndër të vrarët në bombardimin brutal të 8 majit 2021 në shkollën e vajzave Sayed ul-Shuhada, qëndron brenda një klase me buqeta me lule në tavolina bosh si nderim për të vdekurit, në Kabul, Afganistan, 16 maj 2021.  © 2021 Rahmat Gul/AP Photo


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Mesazhe Islame” ka publikuar një imazh të realizuar në vitin 2021 në Afganistan, me pretendimin se paraqet pamje nga një shkollë në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere