Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Kosova paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje një artikull me titull “’Askund në Evropë çmimi i energjisë elektrike nuk është kaq i lartë sa në Kosovë’”.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një intervistë e shkurtër e realizuar nga ky portal me ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliut, i cili ka folur rreth çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Mirëpo, duket se autori i artikullit, nuk e ka interpretuar në mënyrë korrekte bashkëbiseduesin pasi që, nga ajo që kuptohet në përmbajtje të artikullit, Gërxhaliu nuk është shprehur se “askund në Evropë çmimi i energjisë elektrike nuk është kaq i lartë sa në Kosovë”, siç pretendohet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.info/askund-ne-evrope-cmimi-i-energjise-elektrike-nuk-eshte-kaq-i-larte-sa-ne-kosove/?fbclid=IwAR0ZLftVTGGZxSmwaqeYjfto97IMWavR9vjoInMa0yvm7eS5hko7UOm-aOA


Gërxhaliu është shprehur se, përderisa në Evropë ka ulje të çmimit të energjisë elektrike, në Kosovë ka ngritje për 15 përqind, por nuk ka thënë se Kosova ka çmimin më të lartë të këtij produkti.

“E çuditshme është se në të gjithë Evropën ka rënie të çmimeve të energjisë elektrike ndërsa në Kosovë ka ngritje për 15 përqind, dhe kjo sjell edhe pasojat e mos rënies së çmimeve të produkteve tona në prodhim”, thotë Gërxhaliu për Gazetën Demos.


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, përmes në të dhënat e paraqitura në “Eurostat” është vërtetuar se Kosova në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 ka paguar 0.0611 euro për KWh (kilovat për orë). (shih këtu)


Ndërsa në gjashtë mujorin e dytë, në tabelën e statistikave të çmimeve të energjisë elektrike, nuk ofrohet saktë vlera e paguar për KWh, por që Kosova gjendet në shtetet ranglistën e shteteve që paguajnë për KWh nën çmimin 0.10 euro për KWh. (shih këtu)

Çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2022 e ka paguar Danimarka, bazuar në të dhënat e ofruara në “Eurostat”, ky shtet ka paguar 0,5871 € për KWh. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Bazuar në verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit të publikuar në “GazetaDemos.com” nuk përkon me citatin e ekspertit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ai asnjëherë nuk ka përmendur se Kosova paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë.

Në të dhënat e ofruara nga “Eurostat”, shihet se Kosova paguan çmimin më të ulët për energji elektrike në Kosovë (0.0611 euro për KWh), ndërsa Danimarka është shteti që paguan çmimin më të lartë në Evropë (0.4559 euro për KWh).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere