Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia lë të kuptohet se deklarata është bërë nga Albin Kurti

FESTIM RIZANAJ

Faqja në facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (9 mars) një artikull me titull “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”.

Artikulli është publikuar më 2 shkurt nga portali i dyshimtë “fakte.buzz” më 8 shkurt 2023.

Në imazhin ilustrues të artikullit është përdorur figura e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke lënë hapësirë për t’u kuptuar se deklarata e mësipërme të jetë bërë nga ai.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet fjalë për një deklaratë të aktorit Çun Lajçi ku në mes te tjerash thotë se “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja në Facebook “Pamfleti.com”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid03zeb8sf4sjtQe5eFqPKWLZr1XZetCM1DC26Rd9LSaYXQu4BoCyizAKFFSiNhsExNl&id=101118555235758


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur se fotografia ilustruese e këtij artikulli, duke u bazuar në komentet e bëra nga lexuesit, ka lënë të kuptohet se deklarata është bërë nga kryeministrin Kurti. (shih fotografinë më poshtë)


Përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur reagimin e aktorit Çun Lajçi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook më datë 7 shkurt 2023. (këtu)


Analiza:
Faqja në facebook “Pamfleti.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!” dhe me fotografi ilustruese të kryeministrit, Albin Kurti duke lënë të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga ai.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është gjetur se deklarata është bërë nga aktori Çun Lajçi në një postim të tijin në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere