Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet e një bombardimi të vitit 2021 në Gaza paraqiten si aktuale

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar dje 16 tetor një video-material të shkurtër me pamjet që paraqesin disa persona duke u lutur në momentin që bie një bombë afër shtëpisë së tyre.

Kjo faqe pretendon se pamjet janë aktuale dhe paraqesin bombardimet gjatë konfliktit që po ndodh ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është realizuar në vitin 2021.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Rruga Drejt Islamit”:

https://www.facebook.com/reel/240454009002024


FOTO

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID” ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në median sociale X (ish-Twitter) me datë 14 maj 2021.

Video-materiali ishte publikuar atëkohë nga mediumi turk “Muslim Port” me mbishkrimin “Shtëpia e një familjeje nga Gaza u godit ndërsa ata po luteshin për mbrojtje nga bombardimet izraelite”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar një video-material të vitit 2021 të cilin mundohet ta paraqet si aktual, i realizuar gjatë konfliktit që po ndodhë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere