Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet shpërthimin në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, është e edituar

FESTIM RIZANAJ

Agjencia e lajmeve “Kosovapress” ka publikuar sot (22 shtator) në faqen e saj në Facebook një fotografi lidhur me shpërthimin e sotëm (22 shtator) në veri.

Në fotografi shihet një motoçikletë, një veturë, 4 njerëz pranë veturës dhe një market, si dhe një zjarr pranë tyre.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se fotografia nuk paraqet shpërthimin e sotëm, si dhe është e edituar pasi që zjarri që shihet aty nuk është real dhe i njëjti nuk paraqet shpërthimin e ndodhur.

Vegëza e fotografisë së publikuar në Facebook nga “Kosovapress”:

https://www.facebook.com/kosovapress/posts/pfbid02MJWSic4LjhDyVhtJLacLJuSmxarMo6o5wKZRwubzHzgyvhmZfvwCu5vVYK7ZCANul


Fotografia e publikuar në Facebook pretendohet të paraqitet si pamje nga shpërthimi që ndodhi sot në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, edhe pse zjarri në fotografi është i montuar.

Përderisa fotografia e publikuar në Facebook është e edituar, në artikullin e publikuar në ueb-faqe të këtij mediumi zë vend fotografia e pa edituar. (shih fotografinë screenshot më poshtë)


Hibrid.info, nëpërmjet programit tw automatizuar online “Fotoforensics.com” i ka bërë një lexim forenzik fotografisë së publikuar në Facebook për të treguar editimet që janë bërë në të. (shih këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se fotografia e publikuar nga “Kosovapress” në Facebook përveq se nuk paraqet shpërthimin që ndodhi sot (22 shtator) në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ajo është edhe e edituar.

Zjarri që shihet në fotografi është i montuar dhe nuk paraqet pamje të shpërthimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë e vlerëson si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere