[email protected]
Rishikimi i javës:  clickbait artikuj për liberalizim të vizave, përmbajtje të pa verifikuar për lëvizjen e helikopterëve dhe grisjen e flamurit serb
shape
shape
shape

Në javën që shkoi ekosistemi keqinfomues në Kosovë u dominua nga artikujt clickbait dhe përmbajtje të pa verifikuar. Clickbait artikuj për liberalizim të vizave, për deklaratën Vuk Jeremiq për Kosovën anëtarë të OKB-së, për kthimin e Muriqit në Lazio. Përmbajtje të pa verifikuar për lëvizjen e helikopterëve në zonën e Gazimestanit, për grisjen e flamurit serb, për vendosjen e kamerave vëzhguese në vendbanime me shumicë serbe, për çantën misterioze të Putinit.

Artikull mashtrues mbi vetitë shëruese të hithrave. Dezinformata në lidhje më sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, lajm i vjetër i ri-sjellë për sulmin ndaj konsullatës shqiptare në Ukrainë, deklaratat e vjetra të Vuçiqit në lidhje me Kosovën.

Teori konspirative me pretendimin se Prishtina po përgatitet për të sulmuar Serbinë

Përmbajtje e pa verifikuar

Faqja në Facebook “Gazeta NewBorn” ka publikuar një video-material me pretendimin se rreth 10 helikopterë janë parë duke lëvizur në zonën e Gazimestanit dhe Graçanicës. Mirëpo, në këtë videomaterial prej 9 sekondash, shihet vetëm një mjet fluturues, si dhe nuk dihet se ku është realizuar ajo, pasi që xhirimi është bërë gjatë natës. Gjithashtu, një informatë e tillë nuk është raportuar nga asnjë medium kredibil në Kosovë. Se ky pretendim nuk është i saktë, e tregon fakti se nga KFOR-i nuk ka asnjë informacion lidhur me ndonjë operacion apo ushtrim nga ta, kur dihet se kjo forcë është e vetmja që gëzon të drejtën të shfrytëzojë hapësirën ajrore në gjithë territorin e Kosovës. (këtu)

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të ketë reforma në transportin publik. Njëra ndër to, sipas saj do të jetë bileta e integruar, pagesë me SMS dhe QR code. Këtë njoftim të Sahatçiut e ka publikuar mediumi online “Kosova-sot.info”, duke pretenduar se nga viti i ardhshëm, qytetarët që udhëtojnë me Trafikun Urban nuk do paguajnë me para kesh. Mirëpo, këtë nuk e ka pohuar Sahatçiu në njoftimin e saj, por që e njëjta vetëm ka bërë të ditur për mundësitë e reja të pagesës së biletës. (këtu)

Mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar një artikull të bazuar në një deklaratë të lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në lidhje me grisjen dhe heqjen e flamurit serb nga Monumenti i serbëve të vrarë dhe të rrëmbyer në Hoçë të Madhe në Rahovec. Kjo zyre, ndërlidhur me këtë ngjarje hedh pretendime të pabaza se kryesit e kësaj vepre, siç shprehen, janë ekstremistët e Kosovës, si shprehje e urrejtjes ndaj komunitetit serb, e nxitur nga Prishtina zyrtare me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova. (këtu)

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull me pretendimin se Putin gjatë një vizite në një qendër trajnimi për rezervistët, kishte me vete çantën bërthamore. Ndërsa në përmbajtje thuhet se ajo mund të jetë një çantë bërthamore. Pra, nuk dihet saktë se çka përmban ajo. Mediumi britanik “TheSun”, në raportimin rreth kësaj ngjarjeje ka ngritur dilemën tjetër nëse çanta që i ngjanë “çantës bërthamore”, mund të mbajë furnizime mjekësore për Putinin. (këtu)

E përditshmja serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se shqiptarët po i spiunojnë serbët në jug të Kosovës me qëllim të frikësimit të tyre, bazuar në një lajm për vendosjen e disa kamerave vëzhguese “pa pronar” në Ranillug dhe Partesh. Gazeta serbe bazohet në lajmin e përgatitur nga REL në të cilën nuk bëhet e ditur se kush qëndron prapa vendosjes së këtyre kamerave dhe se qytetarët aty nuk ndihen të shqetësuar. Përkundër kësaj gazeta serbe pretendon pa fakte se kamerat janë vendosur nga shqiptarët për, siç shkruan, t’i ndjekë serbët në çdo hap. (këtu)

Clickbait

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një ngjarje të vjetër të vitit 2019, të një nëne në Uellsin e ri jugor, e cila kishte bërë thirrje shtetit që t’i marr dy vajzat e saj, me arsyen se ato konsumojnë duhan dhe marihuanë, si dhe e kanë kërcënuar atë me thikë. Ndërsa këto portale të dyshimta, në titull kanë pretenduar rrejshëm se kjo nënë ka nxjerrë në shitje vajzat e saj adoleshente. (këtu)

Portali “Botasot.info” ka publikuar një pjesë të një teksti autorial të Vuk Jeremiqit, i cili parashikon disa ngjarje në rast se Kosova pranohet në OKB. Ndërsa, në këtë artikull, ky portal i lartcekur ka vënë titullin “Jeremiç: Kosova në OKB”, duke lënë të kuptohet se ish-kryediplomati serb ka deklaruar një gjë të tillë, ose se është pro anëtarësimit të Kosovës në OKB. (këtu)

Portalet e lartcekura kanë publikuar një pjesë të intervistës së Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini kishte folur rreth objekteve që i takojnë kësaj Ministrie, e që shfrytëzohen nga seli politike. Peci kishte deklaruar se selia e AAK-së në Ulpianë ka kontratë deri në vitin 2023, dhe se thotë që pas skadimit të saj, kjo parti nuk do mund të qëndrojë me 2 euro për metër katror (duke nënkuptuar për pagesë prej 2 euro për metër katror). Ndërsa, kësaj deklarate, këto portale, në titull i kanë dhënë kahje tjetër duke pretenduar se Peci ka kërcënuar Ramush Haradinajn me përzënie nga selia e AAK-së në Ulpianë. (këtu)

Portalet “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org” e kanë publikuar deklaratë të profesorit Valon Murtezaj, i cili është shprehur optimist se vendimi përfundimtar politik për liberalizimin e vizave do të merret në muajin dhjetor. Mirëpo në titujt e këtyre artikujve nuk qartësohet se bëhet fjalë për një opinion. Pra në këta tituj vetëm pretendohet se “Ja kur merret vendimi final për vizat” dhe “Në këtë muaj pritet të merret vendimi final për vizat”. (këtu)

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar një artikull nga mediumi italian “lalaziosamonoi.it”, në të cilin thuhet se disa tifozë përmes komenteve në rrjetin social Instagram, kanë kërkuar që Vedat Muriqi të rikthehet te skuadra italiane Lazio. Ndërsa “Insajderi.org” në titullin e këtij artikulli ka lënë të kuptohet se rikthimin e Muriqit e ka kërkuar skuadra Lazio. (këtu)

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me nivelin e lartë të inflacionit në Kroaci, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë. Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se një lajmi ka të bëjë me ndonjë zhvillim në Kosovë. (këtu)

Mashtrim

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2016 me vetitë shëruese të hithrave, të cilit i kanë vënë titull mashtrues me pretendimin se kush e gjen emrin e kësaj bime do të marr shpërblim prej 300 dhe 500 euro. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”. (këtu)

Dezinformatë

Portale të dyshimta kanë publikuar artikullin e marrë nga “Faxweb.al” rreth mundësisë së rënies së sistemin TIMS në pikat kufitare të Shqipërisë si shkak i ndonjë sulm kibernetik. Mirëpo, këto portale këtij artikulli i kanë vënë titull me pretendim të pabazuar se “sulmohet sërish Shqipëria”. (këtu)

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual. Lajmi kishte të bënte me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e bërë në shtator të vitit të kaluar (2021) në lidhje me reciprocitetin për targa. (këtu)

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit muajit mars 2022 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual. Lajmi kishte të bënte me sulmin në konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë, e cila u sulmua nga forcat ajrore ruse gjatë muajit mars të këtij viti. (këtu)

Teori konspirative

E përditshmja serbe “informer” ka publikuar një artikull me pretendimin se Prishtina po përgatitet për të sulmuar Serbinë. Gazeta pretendimin e ndërlidh me deklaratat e ambasadorit rus në OKB, i cili ka thënë se Kosova ka kërkuar raketa me rreze veprimi nga Perëndimi dhe deklaratën e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz e cila e deklaron se Serbia është duke përgatitur për agresion ushtarak. Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, pretendimet e mediumit serb i klasifikon si “teori konspirative”. (këtu)

Share With Others

Translate »