Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për një ngjarje në Zvicër përshkruhet me titull përgjithësues dhe me fotografi të varrezave në Hajvali

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (19 mars) artikullin me titull “Ndodh edhe kjo: Te varrezat do të ndërtohen parqe”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një operator funerali në Fribourg tha se në vitin 1980 25% zgjodhën djegien dhe 75% varrimin. Sot, 90% janë duke zgjedhur për djegje”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihet një pjesë e varrezave të Hajvalisë. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/668260/ndodh-edhe-kjo-te-va-rrezat-do-te-ndertohen-parqe/?fbclid=IwAR3DogEfTpIcVnRPaY0QLC-83HrMe0ECbAmJAFVLC06spMDx-8tNvV4FEh8


Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e publikuar në platformën online “Gjirafa.biz” ku qartësohet se imazhi paraqet varrezat e Hajvalisë. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka të bëjë me qytetin zviceran Fribourg, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja si “rts.ch” dhe “lenews.ch”.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që flet për djegien e disa varrezave në Fribourg të Zvicrës, në mënyrë që ajo pjesë të rikthehet në park.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi e njëjta paraqet një pjesë të varrezave të Hajvalisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere