Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografitë e Papa Françeskut me pallto të bardhë janë krijuar nga inteligjenca artificiale

FESTIM RIZANAJ

Gjatë ditëve të fundit është bërë virale në mediat sociale një fotografi e Papa Françeskut ku shihet i veshur me një pallto të bardhë.

Kjo fotografi e Papës është bërë lajm edhe në disa mediat ndërkombëtare.

Pas verifikimit të fakteve me metodën e kërkimit të imazhit nga platforma turke për kontrollim të fakteve zbulohet se fotografia është shpërndarë në Reddit më 24 mars 2023, nga një llogari me emrin trippy_art_special, në një kanal zyrtar ku ndahen imazhet e përgatitura nëpërmjet inteligjencës artificiale Midjourney.

Vegëza e fotografive të shpërndara në Reddit:


Kjo llogari ka postuar disa fotografi të Papës të realizuara nëpërmjet inteligjencës artificiale të cilat mund të gjenden përmes Machine Wayback, në imazhet e arkivuara të llogarisë trippy_art_special në Reddit. (këtu)

Në mesin e shumë kontrolluesve të fakteve, në mënyrë më të detajuar është marrë edhe platforma turke për kontroll të fakteve “teyit.org”, të cilët, gjatë analizimit të imazhit të Papës në fotografinë e krijuar nga inteligjenca artificial, e kanë parë deformimin që i është bërë dorës, tregues tjetër që dëshmon për ndërhyrje në fotografi.

Për editimet që janë bërë në imazhin e Papës me pallto të bardhë paralajmëruan fillimisht disa llogari të mediave sociale gjithashtu, ku thanë se  i njëjti ishte përgatitur me aplikacione të bazuara në inteligjencë artificiale. Po ashtu, edhe faqet e lajmeve dhe blogjet bënë të ditur se imazhi i Papa Françeskut është produkt i inteligjencës artificiale.

Llogaria trippy_art_special e cila shpërndau imazhet e Papës, kishte krijuar nëpërmjet Midjourney dizajne të tjera të fotografive ku Papa shihet në imazhe të ndryshme.

Pasi imazhi i Papës u bë viral në mediat sociale, foto të tjera të Papa Françeskut të krijuara me inteligjencë artificiale u shpërndanë në kanalin Reddit.


Analiza:

Fotografitë e Papa Françeskut të shpërndara në mediat sociale ku shihet i veshur me një pallto të bardhë janë krijuar nga inteligjenca artificiale.

Meqenëse shumica e imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale janë afër realitetit, përdoruesit priren t’i besojnë atyre pa vënë në dilemë vërtetësinë.

Së fundi janë publikuar edhe disa fotografi të krijuara nga inteligjenca artificiale në të cilat shihet ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke u arrestuar nga policia.

Përparimi i inteligjencës artificiale tregon edhe një herë se ne duhet të vëmë në dyshim realitetin e asaj që shohim me sytë tanë përpara se ta besojmë atë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere