Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Personi që shfaqet në video teksa ushtrohet dhunë ndaj tij, nuk është shqiptar

HIBRID

Një llogari në TikTok me emrin “ilmih67” ka publikuar një video-material me mbi shkrimin “Policia serbe malltretojnë shqiptarët”.

Në video material shihet një person i veshur me rroba të policisë teksa ushtron dhunë fizike ndaj një personi tjetër me rroba civile.

Hibrid.info ka verifikuar dhe vërtetuar se videoja tregon një oficer të policisë në Serbi, duke e sulmuar fizikisht një të ri të komunitetit rom, çka bie ndesh me pretendimin e ngritur nga autori i video-materialit në TikTok.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “ilmih67”:

https://www.tiktok.com/@ilmih67/video/7262635381584055584

Hibrid.info ka kryer hulumtimin përmes programit te automatizuar online “InVID” dhe ka gjetur se videoja e publikuar në TikTok, nga llogaria “ilmih67”, paraqet një ngjarje të ndodhur në vitin 2007, në Serbi, ku shfaqet një oficer i policisë serbe duke e goditur një pjesëtar të komunitet rom, me emër Danijel Stojanoviç, 17 vjeçar.

Hibrid.info pas kërkimit përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur vetëm një artikull në gjuhën turke, me imazhin e shkëputur nga videoja në fjalë (shih këtu).


Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe artikuj në gjuhën serbe, në të cilat ministri i atëhershëm serb, i punëve të brendshme, Ivica Daçiq i kishte kërkuar falje të riut nga komuniteti rom për ngjarjen e ndodhur (shih këtu dhe këtu).


Ndërsa edhe raporti i organizatës “Amnesty International” për Serbinë për vitin 2012, përmend rastin në fjalë (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, në të cilin shihet një oficer i policisë serbe, duke ushtruar dhunë në një të ri të komunitet rom.

Llogaria në fjalë me një mbishkrim ka pretenduar se video-materiali paraqet dhunë të ushtruar ndaj shqiptarëve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere