Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

FSK-ja nuk është furnizuar me automjete ushtarake ACV-15 nga Turqia

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Është pretenduar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me automjete ushtarake ACV-15 nga Turqia.

Pretendimi u bë nga llogaria “lëvizja_vetvendosje1” në TikTok më 31 tetor. “FSK-është furnizuar me anti-air ACV-15 nga Turqia”, është mbishkrimi i vendosur në publikimin në fjalë.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një pretendim i tillë nuk është i konfirmuar nga burimet zyrtare. Duke përdorur motorin online të kërkimit “Google” nëpërmjet fjalëve kyçe, hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë burim kredibil për pretendimin në fjalë.


Bëhet e ditur se makinat në fjalë prodhohen në Turqi dhe se janë në zotërim nga disa vende, si Jordania, Malajzia, Filipinet, Siria, Emiratet e Bashkuara dhe Libia, por jo edhe Kosova (shih këtu).

Në bazë të gjetjeve, e vetmja marrëveshje për blerje armësh të Kosovës nga Turqia, është ajo e vitit 2023, e konfirmuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ishte njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 (shih këtu).

Po ashtu, të dhënat tjera të gjetura tregojnë se më 3 shtator, kryeministri Kurti është takuar me presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit (shih këtu). Por, në bazë të komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, nuk është konfirmuar blerja e armëve të mundshme, të pretenduara.

Informatat e hasura tregojnë se një pretendim i tillë nuk konfirmohet as nga Ministria e Mbrojtjes, si institucion kompetent menaxhues me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që ka për detyrë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës (shih këtu).


Për më shumë, pos pretendimit të shkruar, kjo llogari në TikTok ka publikuar edhe tri fotografi të automjeteve ushtarake. Pas verifikimit të secilës prej tyre, hibrid.info ka gjetur se ato qarkullojnë online qe disa vite (shih këtu, këtu dhe këtu).

Publikimi në TikTok deri tash ka marrë mbi 4 mijë shikime e rreth 250 pëlqime, deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info.


Analiza:

Pretendimi se FSK-ja është furnizuar me automjete ushtarake ACV-15 nga Turqia, është i pabazuar.

Gjetjet e hibrid.info nuk e kanë konfirmuar pretendimin në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere