[email protected]
Një ngjarje e vitit 2017 publikohet si aktuale dhe në titull nuk sqarohet se ka ndodhur në Greqi
shape
shape
shape

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (15 shkurt) një artikull me titull “Tronditëse/ Babai “shet” vajzën e mitur tek i moshuari: Më linte 2-20 euro çdo herë që…

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, u vërtetua se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2017.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “sot.com.al”:

https://www.facebook.com/GazetaSot/posts/pfbid0jt8UwAoPShsEbboJmLD7TmK6PyP34Y7UxbYe9UzwWy2tmuxy7Ldh6AW4UfcKynJpl


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarje ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar nga mediumi grek “ekathimerini.com” me datë 26 gusht 2017. (shih këtu)

Screenshot nga artikulli i publikuar në mediumin grek “ekthimerini.com”


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të vjetër (2017), me pretendimin ta paraqes si aktuale, si dhe në titull nuk sqarohet vendndodhja e saj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others