Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Qeveria “vendos” ligj për çmimin e naftës

HIBRID

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Ja ligji papritur që u vendos nga Qeveria për cmimin e naftes”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajmi lidhur me një kërkesë të partive opozitare dhe bizneseve drejtuar organeve qeveritare për heqjen e akcizës në mënyrë që të zbutet çmimi i naftës, por që një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtarshqip.com”:

https://mergimtarshqip.com/wp/ja-ligji-papritur-qe-u-vendos-nga-qeveria-per-cmimin-e-naftes/?fbclid=IwAR05YGkRk34vpyaAc3EHtmZHBTFBjhoNEMkUqJlDrq3x7rtv37RnQsCvXMs

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, i publikuar nga portali me përmbajtje në gjuhën shqipe “albinfo.ch”, të cilin e ka postuar portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” duke i ndryshuar titullin. (shih këtu)


Njoftimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se “Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve”, mund ta gjeni këtu.


Pretendimi i bërë në titull ku thuhet “ligji i bërë nga Qeveria” bie ndesh edhe me kompetencat dhe pushtetin që kanë nivelet e pushtetit në Kosovë, të përcaktuar me Kushtetutë, pasi që Qeveria nuk është organ që miraton ligje, por i zbaton ato dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull lidhur me subjektet opozitare dhe bizneset të cilat kanë kërkuar heqjen e akcizës në mënyrë që të zbutet çmimi i naftës, por që një gjë e tillë nuk është aprovuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vendosur titullin e sajuar “Ja ligji papritur që u vendos nga Qeveria për cmimin e naftes”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere