Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Futbollisti me flamurin palestinez në duar nuk është Cristiano Ronaldo

HIBRID

Faqja në facebook me emrin “Fshati Strellcë” ka shpërndarë sot (10 tetor) në këtë rrjet social një video-material marrë nga TikTok. (shih këtu)

Mbishkrimi në video pretendon se Cristiano Ronaldo, futbollisti i kombëtares portugeze ka shprehur mbështetje ndaj Palestinës duke e shpalosur flamurin palestinez në një ndeshje.

Megjithatë hibrid.info ka hulumtuar faktet dhe ka gjetur se video-materiali shfaq një futbollist tjetër, e jo Cristiano Ronaldon ashtu siç pretendohet nga faqja në fjalë.


Vegëza e video-materialit të shpërndarë në faqen në Facebook “Fshati Srellcë”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02VGUczJJL3tWrUgPxAzSHdcQcXNFNfqEFdLiMwjaPSc5LLjN9Bj279N7jf12oQ1txl&id=100068173233518

Faqja “Fshati Strellcë” numëron mbi 44 mijë ndjekës në Facebook. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur video-materialin me informatat reale që tregon se futbollisti i shfaqur në pamje, nuk është Cristiano Ronaldo. (shih këtu)

Nga përshkrimi i video-materialit në Youtube, kuptohet se bëhet fjalë për Jawad El Yamiq, futbollistin maroken, i cili ishte shfaqur me flamurin palestinez.


Analiza:

Një faqe në facebook ka publikuar një video-material më mbishkrimin ku pretendohet se pamjet shfaqin Cristiano Ronaldon me flamurin palestinez në duar.

Pas verifikimit është kuptuar se bëhet fjalë për pamje që shfaqin futbollistin e Marokut, Jawad El Yamiq dhe jo futbollistin portugez siç pretendohet në mbishkrimin e video-materialit të shpërndarë nga faqja në Facebook.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si, ”Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere