Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gazetarja nuk i quajti serbët “formacion fashist”

FESTIM RIZANAJ

Mediumi gjuhën serbe “In4s” dhe “Sputnik” shërbimi serbisht kanë publikuar një artikull me pretendimin se udhëheqësja e intervistës me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak realizuar nga Atlantic Council TV, i ka quajtur serbët, “formacion fashist”.

Titujt e përdorur nga këto mediume ishin: “Hiena mediatike: Prezantuesja amerikane i quajti dy herë serbët “formacion fashist” përballë Escobarit dhe Lajçakut!” dhe “Skandal: Prezantuesja amerikane i quajti serbët ‘formacion fashist’ përballë Escobarit dhe Lajçakut”.

Verifikimi se kjo deklaratë është e rremë është bërë nga platforma për kontroll të fakteve nga Mali i Zi “Raskinkavanje.me”, pas kërkimit në videon e intervistës e publikuar në Youtube.

Vegëzat e artikujve të publikuar në “In4s” dhe “Sputnik”:

https://lat.sputnikportal.rs/20230620/skandal-americka-voditeljka-nazvala-srbe-fasistickom-formacijom-pred-eskobarom-i-lajcakom-1157443929.html

Pjesë të artikullit të publikuar në “In4s” dhe “Sputnik”:

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak , dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë folur sot në Këshillin Atlantik për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe me atë rast prezantuesja amerikane, duke i bërë pyetje, i quajti serbët që protestonin në veri të krahinës “formacione fashiste”.


Pretendimi se gazetarja (Ilva Tare) në bisedën e zhvilluar me Lajçak-un dhe Escobar-in i ka quajtur serbët formacion fashist nuk është e vërtetë. Kjo vërtetohet pas verifikimit të regjistrimit të publikuar të bisedës, i cili gjendet në YouTube (min 05:19). (këtu)

Gazetarja i pyeti bashkëbiseduesit si më poshtë: “Si i përgjigjeni shqetësimeve të kryeministrit Kurti për milicinë fashiste që është prezente në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR-it? Si e vlerësoni këtë shqetësim në veri?”

Prandaj, gazetarja iu referua deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Aljbin Kurti, i cili së fundi në një prononcim për CNN tha se nuk do t’ia dorëzojë vendin një “milicie fashiste”, për të cilën u raportua edhe në media. (këtu, këtu)

“Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Nga ajo që shihet më sipër, gazetarja nuk ka thënë se serbët janë “formacion fashist”, por e ka formuluar pyetjen në atë mënyrë që i është referuar fjalëve të kryeministrit të Kosovës, pas së cilës i ka kërkuar bashkëbiseduesit për një koment.


Analiza:

Pas verifikimit të videos së bisedës së zhvilluar, faktet tregojnë se gazetarja nuk i ka quajtur serbët “formacion fashist”, por e ka formuluar pyetjen në atë mënyrë që i është referuar fjalëve të kryeministrit të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere