Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Gazetarja turke nuk ka thënë se shqiptarët nuk dijnë t’i përdorin celularët

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar dje (25 mars) një artikull me titull “Gazetarja turke: Si guxon shteti ti shet dronë shqiptarëve, kur ato nuk din të përdorin as celularin”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në disa media online në Kosovë dhe Shqipëri, në qershor të vitit 202. Por, në këta artikuj nuk është e vërtetë që gazetarja turke, Sirin Payzin, ka thënë se shqiptarët nuk dinë të përdorin as celularin, siç pretendohet.

Pra, autori i këtij artikulli të publikuar në “albasky.com” duket se qëllimshëm ka ndryshuar titullin dhe përmbajtjen, duke ndryshuar deklaratën e gazetares turke.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “albasky.com”:

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dr.onë nga Turqia. Përmes postimeve në Tëitter, gazetarja pyet se “kun.dër kujt do t’i përdorin dro.nët shqiptarët, edhe si do ti përdorin kur ata nuk dijnë as celularë të përdorin?!”

Ajo shkon edhe më tej me ironinë kur shkruan: “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe ra.keta S – 4θθ?”

Vegëza e artikullit të publikuar në “albasky.com”:

https://albasky.com/gazetarja-turke-si-guxon-shteti-ti-shet-dr%cf%83ne-shqiptareve-kur-ato-nuk-din-te-perdorin-as-celularin/?fbclid=IwAR3Edgvo4g6GMaj0flvwJ7gvwFH1cxw8Y5SLiXV_eHObuW0OloGEVmGlXEE

Artikulli me titull dhe përmbajtje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”. (shih këtu)


Në artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media kredibile në gjuhën shqipe, sqarohet saktë që gazetarja turke kishte komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.

Ndërsa përmes postimeve në llogarinë e saj në Twitter, Payzin kishte ngritur pyetjen se kundër kujt do të përdoren dronët që do të blihen nga Shqipëria, duke shtuar me ironi se pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një komentim të gazetares turke Sirin Payzin, e cila në qershor të vitit 2021 kishte reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.

Ky portal i dyshimtë ka ndryshuar këtë koment të gazetares turke, duke pretenduar rrejshëm se ajo ka thënë që “Si guxon shteti t’i shet dronë shqiptarëve, kur ata nuk din të përdorin as celularin”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere