Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Kampionëve për grupmoshat e reja (U19)

FATBARDH DEMA

Disa media online kanë publikuar dje (11 dhjetor) një artikull me titull “Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund–PSG”.

Pas verifikimit të fakteve, kuptohet se këto portale në këtë artikull kanë vendosur titull jo adekuat, i cili nuk qartëson përmbajtjen.

Në përmbajtje bëhet e ditur se gjyqtari nga Kosova do të referojë ndeshjen e grupmoshave të reja nën 19 vjeç (U19), e cila zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19.

Ndërsa në titull lë të kuptohet se gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza, do të ndajë drejtësinë e ndeshjes së ekipeve të para të këtyre dy skuadra në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Vegëza e artikujve të publikuar nga “Kosovapress.com” dhe “Gazetasportal.com”:

https://kosovapress.com/%e2%80%8bgenc-nuza-do-te-ndaje-drejtesine-ne-ndeshjen-dortmund-psg/?fbclid=IwAR2UrqT1dKadIvu2i65dULZmVZlooldLXRQ-TpnDgQYwx-6hKPSoOarTkis


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet “Kosovapress.com” dhe “Gazetasportal.com”:

Në një tjetër shenjë besimi ndaj gjyqtarëve kosovarë vjen nga UEFA, e cila ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Grupin F të UEFA Youth League.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet më 13 dhjetor, në orën 16:00 në “BVB Trainingszentrum”, do të sjellë përballjen ndërmjet dy ekipeve të njohura, Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza, Edmond Zeqiri  dhe Fatmir Sekiraqa do të referojnë ndeshjen Borussia Dortmund (u19) – Paris Saint-Germain (u19), hibrid.info ka gjetur këtë informacion në ueb-faqen e UEFA Youth League (UEFA – Liga e të rinjëve). (shih këtu)

Screenshot nga ueb-faqja e UEFA.com


Analiza:

Disa media online kanë publikuar një artikull lidhur me gjyqtarët e futbollit nga Kosova, të cilët do të referojnë në ndeshjen Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain për grupmoshat nën 19 vjeç (U19).

Ndërsa në titullin e këtij artikulli, këto portale nuk kanë qartësuar se gjyqtarët nga Kosova do të referojnë ndeshjen e këtyre grupmoshave të reja, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndeshjen e ekipeve të para ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere