Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titull që nuk korrespondon me përmbajtjen e artikullit

HIBRID

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një artikull me pretendim se në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje janë ndëgjuar disa ‘krisma’, duke e quajtur atë ngjarje si tronditëse.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë dhe tendencioz, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit në asnjë rast.

Lajmi ka të bëjë me një njoftim të Vetëvendosjes në korrik të vitit 2020, ku tregon se në këtë Lëvzije janë anëtarësuar 1375 persona.

Pra, nuk ka ndodhur asnjë ‘krismë’, e as ndonjë ngjarje tronditësë te selia e Lëvizjës Vetëvendosje, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “klikoshqip.com”:

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se vetëm muajin e fundit në qendrat e LVV-së janë bashkuar 1375 anëtarë të rinj.“Lëvizja i falenderon të gjithë qytetarët që jo vetëm mbështesin VETËVENDOSJE!-n”, por duan edhe të përfshihen aktivisht në ndryshimet e nevojshme për vendin”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se vetëm muajin qershor në qendrat e LVV-së. /

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/2780?fbclid=IwAR08TdHI2NjLp7Gehx0Wk0vRUs92bW-Ytp7hQCX9Nytqb6ubgw_y_G681zY
https://klikoshqip.com/news/2780?fbclid=IwAR08TdHI2NjLp7Gehx0Wk0vRUs92bW-Ytp7hQCX9Nytqb6ubgw_y_G681zY

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga portali “botasot.info”.

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1336679/abrashi-ne-muajin-qershor-ne-qendrat-tona-neper-kosove-na-jane-bashkuar-1375-anetare-te-rinj/

Në njoftimin e lartcekur të Vetëvendosje ndër tjerash thuhej:

“Falënderojmë të gjithë qytetarët që jo vetëm mbështesin këtë Lëvizje, por duan edhe të përfshihen aktivisht në ndryshimet e nevojshme për vendin”.

Vegëza e njoftimit të Vetëvendosjes në faqen e saj zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157001976417000



Analiza:

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka përdorur një njoftim të vjetër të Vetëvendosjes lidhur me anëtarësimin e qytetarëve në këtë Lëvizje, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë dhe tendencioz.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere