Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gjatë fjalimit të Kurtit në Suharekë s’pati brohoritje “Hashim Thaçi”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video në TikTok, në të cilën shihet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimit të partisë së tij në Suharekë, ndërsa dëgjohen thirrjet “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”.

Pretendimi u publikua më 29 janar nga llogaria “partiademokratike_131”. “Gjate fjalimit te Kurtit ketu deshton LEVIZJA VETEVENDOSJE, nje shumice simpatizantësh qe ishin ne tubim brohorisnin si; UQK, HASHIM THAQI”, është mbishkrimi i vendosur në video.

E vërteta?

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ka pasur ndërhyrje në video-materialin origjinal, të cilit i është mbivendosur audioja me brohoritjet “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”, me pretendimin se ishin brohoritje të simpatizantëve në Suharekë, në tubimin e VV-së gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Hibrid.info ka gjetur materialin origjinal, i publikuar në faqen e Albin Kurtit në Facebook më 28 janar. (shih këtu 23:30 – 24:15) Në materialin origjinal vërehet se dëgjohet vetëm zëri i Kurtit, ndërsa në publikimin në TikTok janë shtuar thirrjet e pretenduara.


Publikimi ka marrë më shumë se 10 mijë shikime, 349 pëlqime dhe 64 komente deri në momentin e trajtimit. Në bazë të disa komenteve, vërehet se përmbajtja është pranuar si e vërtetë.


Pak kontekst:

Në mbrëmjen e 27 janarit, disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve ku ishte planifikuar mbajtja e tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj Albin Kurti në Skenderaj. Një nga brohoritjet ishte “Thaçi, Thaçi” referuar ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë tradicionalisht në krye të kësaj komune. Sipas pamjeve të publikuara online, Policia ka ndërhyrë ndaj aksionit të protestuesve. (shih këtu)


Analiza:

Në një video të publikuar në TikTok është pretenduar se gjatë fjalimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin zgjedhor në Suharekë, ka pasur thirrje “UÇK” dhe “Hashim Thaçi” gjatë fjalimit të tij.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info del se videoja është e manipuluar. Në videon origjinale s’ka pasur brohoritje të tilla nga simpatizantët në tubim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere