Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gjendja e personave të gjetur në Brezovicë nuk ishte “gjysmë e ngrirë” siç pretendohet

HIBRID

Portali “GazetaBlic.com” sot më 13 janar ka publikuar një artikull me titull “Gjysmë të ngrirë, gjenden qytetarët që humbën rrugën për shkak të borës së madhe në Brezovicë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në titull pretendohet se personat që kishin humbur rrugën në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”, janë gjetur gjysmë të ngrirë.

Në njoftimin nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit në Kosovë, të cilët u aktivizuat për gjetjen e këtyre personave, në asnjë rast nuk përmendet se qytetarët që humbën rrugën, janë gjetur gjysmë të ngrirë. Aty thuhet se “gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaBlic.com”:

http://gazetablic.com/gjysme-te-ngrire-gjenden-qytetaret-qe-humben-rrugen-per-shkak-te-bores-se-madhe-ne-brezovice/


Njoftimin për gjetjen e qytetarëve nga grupi “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës” në faqen e tyre në Facebook mund ta gjeni këtu.


I njëjti artikull i papërpunuar është publikuar e shpëndarë edhe nga disa media tjera online në gjuhën shqipe (shih shembujt këtu e këtu).


Analiza:

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar njoftimin e grupit “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës” për gjetjen e disa qytetarëve që humbën rrugën në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.

Por, ky portal në titullin e artikullit ka pretenduar se qytetarët gjysmë të ngrirë, e që një gjë e tillë nuk është thënë në asnjë rast nga grupi i kërkim shpëtimit.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, këtë artikull e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere