Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gjenerali serb Mojsiloviq nuk ka thënë se ministri Maqedonci ka kërkuar mbështetjen e tij

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviq ka deklaruar në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) se ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka kërkuar mbështetje nga ai për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë.

Ky pretendim u publikua dje (15 dhjetor) nga llogaria në TikTok “insider_kosovo_news”.

Mbishkrimi në postim:

“Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Maqedonci na ftoi për darke në shtepinë e tij në Vushtrri. Donte të diskutonte për të mbështetjen time për rikandidimin e tij për zgjedhjet e vitit që po vjen. Turp atij dhe qeverise Kurti!”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, u vërtetua se Mojsiloviq nuk posedon llogari në X (ish-Twitter), si dhe një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në media shqip apo serbisht.


Hibrid.info ka kërkuar në Twitter llogarinë me emrin “Milan Mojsilovic”, e që rezultatet kanë treguar disa llogari me këtë emër, por që asnjëra nga to nuk i përket gjeneralit serb. (shih fotografinë më poshtë)

Për ta vërtetuar se i njëjti nuk posedon llogari në këtë media sociale, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë në X, vërehet se asnjëherë nuk është etiketuar llogaria me emrin e Milan Mojsiloviqit. (shih këtu)

Hibrid.info ka kërkuar në Google deklaratën e publikuar në TikTok, e që e njëjta nuk është gjetur e publikuar nga media në gjuhën shqipe apo serbe.


Analiza:

U pretendua se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviq në X (ish-Twitter) ka thënë se ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci e ka ftuar atë në shtëpinë e tij dhe ka kërkuar mbështetje nga ai.

Ky pretendim rezultoi të jetë i rremë. Mojsiloviq nuk posedon llogari në X, si dhe një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në media kredibile në shqip apo serbisht.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere