Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Mjetet shpërthyese nuk janë gjetur afër Veternikut në Prishtinë

HIBRID

Disa portale (media online) kanë publikuar një artikull me pretendim se janë gjetur mjete shpërthyese afër Veternikut në Prishtinë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi mjetet shpërthyese janë gjetur në fshatin Preoc, i cili është në afërsi të fshatit Lapna Sellë, që do të thotë se është rreth 5 kilometra larg nga Veterniku, siç pretendohet në artikuj.

Autorët e këtij artikulli nga disa portale, duket se të njëjtin e kanë shpërnda bruto, pas që ai është gjete te disa prej tyre.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa portale në gjuhën shqipe:

https://gazetainfokus.com/gjenden-mjete-shperthyese-afer-veternikut/

https://ballkani.info/gjetja-e-mjeteve-shperthyese-afer-veternikut-ne-vend-ngjarje-vetem-policia/?fbclid=IwAR3DfoXy9u3HYAUtwjpnZ7oCL_tbipi_1JqhqJAWXS-DgKeYVvJrFdu9WMM

https://klankosova.tv/https-klankosova-tv-wp-admin-post-phppost1516087actionedit24/?fbclid=IwAR0MeQY0vtIhNAiXGiYhxpSqPdLTwnJqK2qQCaEtZlmflIk5sbas4606yls

Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është pranuar informata se në një vend punishte në fshatin Preoc, janë gjetur disa mjete të dyshimta që dyshohet të jenë mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual”.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.


Nga kërkimi në “Google Maps”, shihet se fshati Preoc (vendi i ngjarjes) është rreth 5 kilometra larg lagjes Veternik, fare pranë fshatit Lapna Sellë në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj, që administrativisht gjendet në kuadër të Komunës së Graçanicës.

Linku në “Google Maps”:

https://www.google.com/maps/place/Preoc/@42.6121369,21.1239388,14z/data=!4m5!3m4!1s0x13549d0a5cb75aa5:0x2859f940fb0f36ed!8m2!3d42.59749!4d21.1223737


Analiza:

Portalet e kontrolluara, në këtë artikull të publikuar kanë vënë titull të gabuar, por pa qëllim të dezinformimit të lexuesve.

Në titull pretendohet se ngjarja ka ndodhur afër Veternikut, por brenda në tekst tregon se mjetet shpërthyese janë gjetur në fshatin Preoc, i cili është rreth 5 km larg lagjes Veternik të Prishtinës, dhe administrativisht gjendet në kuadër të Komunës së  Graçanicës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere