Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Grafitet që shfaqin Zelenskyy-n si kanibal nuk ekzistojnë dhe pamjet nuk paraqesin ndërtesën në Berlin, por në Varshavë

HIBRID

Në median sociale “Telegram” nga llogaria në gjuhën serbe “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore), u publikuan dy fotografi që shfaqin të pikturuar në formë grafiti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duke ngrënë pjesë të trupit të ushtarëve.

Pas verifikimit të fakteve nga platforma “LeadStories.com” është vërtetuar se këto grafitë nuk ekzistojnë, por të njëjtat janë imazhe të manipuluara. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Telegram nga llogaria “БУНТ је стање духа”:

https://t.me/buntcg/30574


Mbishkrimi i postimit i përkthyer në shqip:

Grafitet u shfaqën në Berlin dhe Paris që përshkruanin Zelensky duke ngrënë ushtarët e tij.

Duket se në Perëndim, bota e përbashkët po sheh gjithnjë e më shumë se kush dhe çfarë është Zelenski.


Në njërën nga fotografitë e postuar në Telegram, shfaqet domaini i mediumi gjerman “Deutche Welle” (DW.com), që lë të kuptohet se fotografia është publikuar nga ky medium.

Megjithatë, LeadStories.com ka vërtetuar se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë nga ky medium.

I njëjti artikull është publikuar edhe në gjuhën angleze, në median sociale X (ish-Twitter). (shih këtu)


Kontrollues faktesh nga “LeadStories” përmes aplikacionit “Google Maps Street Vieë” kanë vërtetuar se pallati që shfaqet në fotografi nuk gjendet në Berlin, siç pretendohet, por i njëjti shfaqet në adresën “4 Ignacego Potockiego” në Varshavë, Poloni. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria në gjuhën serbe “БУНТ је стање духа” në Telegram, ka publikuar fotografi në të cilat shfaqen grafitë me portretin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili paraqitet si kanibal duke i ngrënë pjesët e trupit të ushtarëve. Këta grafitë pretendohet se janë shfaqur në Berlin.

Kontrollues faktesh nga platforma “LeadStories” e kanë vërtetuar se grafitë të tillë nuk ekzistojnë në Berlin dhe se fotografitë janë të manipuluara. Gjithashtu, ndërtesa që shihet në imazh nuk gjendet në Berlin, por në Varshavë të Polonisë. Ky postim merr vlerësimin si “Lajm i rremë”.

Arysetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere