Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gruaja në fotografi nuk ekziston, imazhi është i realizuar përmes Inteligjencës Artificiale

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Gazeta Globale” ka publikuar sot (9 janar) një artikull me pretendimin se një grua 33 vjeçare nga Anglia, është në kërkim të një lidhje dashurie.

Ky artikull është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “infospostmedia.com” me datë 8 shtator 2022. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur imazhet e kësaj gruaje.

Duke u bazuar në gjetjet nga ky hulumtim, është vërtetuar se ky person nuk ekziston në të vërtetë, por portreti i saj është realizuar përmes aplikacioneve të bazuara në Inteligjencë Artificiale (AI).


Vegëzën e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta Globale” në Facebook e cila numëron mbi 120 mijë ndjekës mund ta gjeni këtu.


Portreti i kësaj gruaje është gjetur në ueb-faqen “Thecleverest.com” në të cilën, përveç kësaj fotografie, janë renditur edhe shumë portrete të tjera të realizuara përmes aplikacioneve të bazuara në Inteligjencë Artificiale. (shih këtu)

Në këtë ueb-faqe, shkruan “Judge Fake People” (Gjykoni njerëzit e rremë), ku shfaqet mundësia që në secilën fotografi të votohet se a duket apo jo si real personi i paraqitur.

Screenshot i uebfaqes “Thecleverest.com” / Judge Fake People

Përveç në këtë ueb-faqe, fotografia e kësaj gruaje është gjetur edhe në ueb-faqen tjetër “Petapixel.com”, ku shkruan “Inteligjenca artificiale e mrekullueshme e NVIDIA-s që gjeneron fytyra të njerëzve që nuk ekzistojnë, kohët e fundit çoi në një faqe interneti jozyrtare të quajtur thispersondoesnotexist.com që lejon këdo që të gjenerojë një fytyrë të re të rastësishme në një çast”.

Në këtë ueb-faqe, fotografia e kësaj gruaje, e cila nuk ekziston në të vërtetë, është vlerësuar nga komentuesit si imazhi me i sofistikuar dhe që duket si të ishte person real. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “infospostmedia.com” ka publikuar një artikull të sajuar me pretendimin se një grua 33 vjeçare nga Anglia është në kërkim të një lidhje dashurie.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e përdorur në këtë artikull nuk i përket asnjë gruaje reale, por se ajo është realizuar përmes AI-së. Pra, ky person nuk ekziston.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere