Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se personi në fotografi është vrarë në Prishtinë

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe të cilat kanë raportuar rreth vrasjes që ndodhi më 14 qershor në Prishtinë, kanë vënë gabimisht fotografinë e një personi tjetër, duke pretenduar se ai është personi që ka mbetur i vrarë.

Se në fotografi është imazhi i një personi tjetër, që mban emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të vrarin, është vërtetuar pas reagimit të familjarëve të personit që shihet në këtë imazh, të cilat kanë kontaktuar me hibrid.info, duke dhënë sqarime se personi në fotografi është gjallë dhe është nga Shqipëria.

Ndërsa personi i vrarë, Blerim Daci, në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë së Veriut, më saktësisht nga Shkupi. (këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:

https://www.botasot.info/kronike-e-zeze/2007782/ekzekutimi-si-ne-filma-te-rruga-c-cka-dihet-per-viktimen-qe-u-gjet-me-plage-te-kallashnikovit/


Gjithashtu, në një faqe në Facebook të quajtur “Gazeta Urbane”, e cila ka publikuar këtë fotografi, ka reaguar edhe vetë personi në fjalë duke sqaruar se ai është shëndosh e mirë në Shqipëri. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se personi në këtë fotografi (Blerim Daci) në vitin 2016 ka qenë i dënuar në Angli për kultivim të drogës (këtu), por që nuk është i njëjti që është vrarë më 13 qershor në Prishtinë.


Se i vrari është person tjetër, por për rastësi ka qëlluar të ketë emrin dhe mbiemrin e njëjtë me personin e lartcekur (Blerim Daci) është vërtetuar nga fotografia e tij, e cila u publikua në disa media që kanë raportuar lidhur me këtë vrasje. (shih këtu dhe këtu)


Fotografitë krahasuese:


Analiza:

Disa media online kanë publikuar gabimisht fotografinë e një personi tjetër, duke pretenduar se ai është personi i vrarë në Prishtinë me datë 13 qershor.

Ky pretendim i pasaktë duket se ka ndodhur pasi personi në fotografi dhe i vrari kanë emër dhe mbiemër të njëjtë.

Gjithashtu, fakt tjetër është se personi i vrarë ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa personi që shihet në fotografi është nga Shqipëria.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të publikuar nga mediat online në gjuhën shqipe si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere