Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

SHBA nuk i ka dhënë ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës, siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se gjoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ultimatum Serbisë për ta pranuar shtetësinë e Kosovës.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen. Gjithashtu lajmi është i vjetër i publikuar në vitin 2018.

Në përmbajtje gjendet deklarata e kreut të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli, i cili atëkohë kishte bërë të ditur se forcat e KFOR-it nuk do të tërhiqen nga Kosova.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë me atë që pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

LAJM BOMBASTIK!! SHBA I Jep ULTIMATUMIN Serbisë!! “Pranojeni Kosovën, OSE Trupat Amerikanë Do Të…”

Cesare Marinelli ka bërë të ditur se f0rcat e KFOR-it nuk do të t ërhiqen nga Kosova.Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli ka bërë të ditur se f0rcat e KFOR-it nuk do të tërhiqen

Ai ka theksuar se numri i tyre nuk do të zbritet kurse u shpreh se transformimi i F0rcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës është “çështje shumë e vështirë politike”, përcjell lajmi.net.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/51716?33&fbclid=IwAR1ZdizY0FkqqeIWDu0J9R3ixVtmRtr2_XEl5lrd2e1fN_vXrRvRLzn1ueU
https://www.postlajme.net/51716?33&fbclid=IwAR1ZdizY0FkqqeIWDu0J9R3ixVtmRtr2_XEl5lrd2e1fN_vXrRvRLzn1ueU

Portali i dyshimtë “postlajme.net” shihet qartë se këtë artikull e ka marrë nga portali “lajmi.net”, i publikuar në kohë reale (27 nëntor 2018).

Vegëza e artikullit të publikuar në “lajmi.net”:


Analiza:

Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një artikull të vjetër të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titull të sajuar. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull, si “Dezinformatë”.

Gjithashtu, i njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere