Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vetura është blerë nga Komuna e Junikut, e jo nga kryetari i saj

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Demokracia.com” ka publikuar sot (18 maj) një artikull me titull “DOKUMENT| Kryetari i Junikut blen veturë me km/h 00, vlera rreth 20 mijë euro”.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ajo që pretendohet në titull, nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje, shpjegohet se vetura është blerë nga institucioni, në këtë rast Komuna e Junikut, e jo nga kryetari i saj Ruzhdi Shehu, siç pretendohet përmes titullit.

Gjithashtu, edhe në dokumentin e siguruar nga “Demokracia.com”, nuk figuron emri i kryetarit, por vetëm i Komunës së Junikut.

Pra, bazuar në këtë dokument, vetura nuk është blerë nga kryetari, por nga institucioni, e që në dosjen e tenderit është dhënë edhe arsyetimi se vetura është për nevojat e komunës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/dokument-kryetari-i-junikut-blen-veture-me-km-h-00-vlera-rreth-20-mije-euro/?fbclid=IwAR3exqZhdtdqUCIye4gGnLUZmJIlImgCnhYZAKnKjqlStPauPsLHDwASF8A

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Demokracia.com”:

DOKUMENT| Kryetari i Junikut blen veturë me km/h 00, vlera rreth 20 mijë euro

Komuna e Junikut ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një veture të re.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e Junikut e udhëhequr nga Ruzhdi Shehu, ditë më parë ka shpallur një tender për blerjen e një veture për nevojat e kësaj komune. Procedurat për këtë blerje tashmë kanë përfunduar, ku edhe është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese.


Në dosjen e këtij tenderi, qartësohet se vetura është blerë nga institucioni i lartcekur, dhe se e njëjta do të përdoret për nevojat e komunës. (shih këtu dokumentin e siguruar nga Demokracia.com)


Analiza:

“Demokracia.com” ka raportuar për një veturë të blerë nga Komuna e Junikut, por në titullin e këtij artikulli ka pretenduar se ajo është blerë nga kryetari i këtij institucioni, Ruzhdi Shehu.

Mirëpo, edhe në dosjen e këtij tenderi, si blerës figuron emri i Komunës së Junikut, e jo i kryetarit të saj, siç pretendohet përmes titullit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere