Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Hoti nuk ka premtuar se “për 6 muaj do ta bëjë Kosovën si Zvicrën”

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook një artikull me titull “Hoti: Për 6 muaj do ta bëjmë Kosovën si ‘Zvicër’”.

Ky artikull është bazuar në një premtim elektoral të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotit, por që nuk ndërlidhet me pretendimin e bërë përmes titullit.

Kjo vërehet edhe në përmbajtjen e artikullit, brenda së cilit gjendet lajmi autentik i botuar në media tjera, përfshirë edhe titullin: Kosova e ka kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia”. Në përmbajtjen e këtij shkrimi nuk përmendet në asnjë rast pretendimi i rremë i bërë përmes titullit se gjoja Hoti ka deklaruar që “për 6 muaj do ta bëjmë Kosovën si “Zvicër”.

“E falënderoj diasporën tonë të cilat me remitencat e tyre, më të mëdhatë që mbahen mend, gjatë vitit 2020 na ndihmua që së bashku me 700 milionë euro investime direkte në ekonomi ta tejkalojmë me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia. Përderisa vendeve të rajonit ju nevojiten 3-4 vite për ta tejkaluar krizën e pandemisë, ne me përkrahjen e diasporës e kemi kaluar për 6 muaj”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

Artikulli i publikuar nga Kosova-sot.info në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/10158309084077739

Vegëza e artikullit të publikuar në uebfaqen e Kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/523470/hoti-per-6-muaj-do-ta-bejme-kosoven-si-zvicer/?fbclid=IwAR0KLgE3cPoa4KHJpgnzfb1IHsHa6cOblAJYS_8o2xYUIwkZUxgfv3LYjmc


Lajmi autentik i boturar në disa media online, rreth premtimit zgjedhor të Hotit:

https://telegrafi.com/hoti-ndihmen-e-diaspores-dhe-700-milione-euro-investime-e-kaluam-krizen-ekonimike-nga-pandemia/

https://www.koha.net/arberi/257138/hoti-flet-per-liberalizimin-e-vizave-me-2021-per-qeverisjen-e-mire-dhe-guximin-qe-te-tjeret-se-kane/?fbclid=IwAR22I4tTRyu7rpwlu_LTALhcIEBmnBcGeToLGelG0ignCCKv9FMcJPV8JYs


Analiza:

Kosova-sot.info ka publikuar këtë artikull në Facebook duke i vënë titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që Hoti nuk ka përmendur atë që pretendohet përmes titullit “se brenda 6 muajve Kosovën do ta bëjmë si ‘Zvicër’,. Ky artikull kategorizohet si dezinformatë.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere