Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Hoxhaj parasheh pa-argumentueshëm arritjen e marrëveshjes në Washington

HIBRID

Në median online “Gazetablic” është publikuar sot (22 gusht) lajmi me titullin “Deputetit Enver Hoxhaj: Po shkohet në Washtingon të nënshkruhet marrëveshja finale”, i thirrur në një deklaratë të deputetit të PDK-së, dhënë për këtë medium.

Në deklaratën e deputetit Hoxhaj dhënë për Blic flitet për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e Washingtonit, që është paralajmëruar të mbahet në fillim të shtatorit të këtij viti. Hoxhaj në deklaratën e dhënë, përpos që parasheh verdiktin e takimit, nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth burimit të këtij informacioni.

Pas rreth një ore, ky lajm është hequr nga vetë mediumi që ka publikuar prononcimin e Hoxhajt. Por, përkundër kësaj, Hibrid.info, gjatë hulumtimit ka arritur që të njëjtin lajm ta gjejë të shpërndarë nga shumë media tjera online.

Teksti i plotë i publikuar në Gazetën Blic:

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media:

http://gazetablic.com/archive/deputeti-enver-hoxhaj-po-sh2kohet-ne-washington-te-nenshkruhet-marreveshja-finale/

https://www.periskopi.com/takimi-ne-shba-enver-hoxhaj-shkojne-per-me-e-nenshkru-marreveshjen-eshte-e-kryer/

https://ekonomiaonline.com/politike/dramatizohet-takimi-ne-shba-enver-hoxhaj-thote-se-atje-shkohet-per-nenshkrim-te-marreveshjes/

Analiza:

Hibrid.info, pas analizës së këtij lajmi, vlerëson se deklarata e deputetit Hoxhaj është e pabazuar në fakte. Gjithashtu autori i këtij artikulli, e ka vlerësuar deklaratën e një deputeti si të mirëqenë, pa kërkuar konfirmim nga zyrtarët institucionalë, të përfshirë në procesin e dialogut. Ndonëse Hoxhaj, përkundër faktit që është anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës dhe përvojës në politikën e jashtme si ish-ministër i Jashtëm i Kosovë, aktualisht ai nuk është person që mund të ketë kredibilitet të plotë në dhënien e deklaratave të tilla, të cilat nuk janë të përcjella me citime dhe të faktuara nga burime relevante me temën.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere