Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i shkrepur i konfliktit Hamas – Izrael në vitin 2018 publikohet si aktual

HIBRID

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje (27 tetor) imazhe që shfaqin re të mëdha tymi në disa vendbanime.

Këto publikime me anë të mbishkrimit kanë pretenduar se imazhet paraqesin momente të bombardimeve aktuale në Gaza.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se imazhi i publikuara në këto postime, është shkrepur në vitin 2018.


Vegëza e postimeve të publikuara në Facebook nga faqet “Al Khattab” dhe “Bota Islame”:

https://www.facebook.com/alkhattab2222/posts/pfbid0Ajka9wquPKjHuHA9BYMEd1WrkSdwUDhCzfHL7rbkep2Qax9DRB9q9mGy3dNoZhEpl

https://www.facebook.com/botaislame24/posts/pfbid0D1MEzvfEET2w8WRsMeMWoT8feaQWWuV3qiHR7W4H6XeScMjSgHJmVECZwRJFvvQRl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur imazhin e njëjtë të publikuar në vitin 2018. (shih këtu)

Imazhi shfaq momente nga konflikti i vitit 2018 ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe në bazë të përshkrimit të fotografisë, kuptohet se është marrë nga agjencia e lajmeve “AFP” dhe është shkrepur më 8 gusht të po atij viti.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh, me anë të së cilit kanë pretenduar të paraqesin situatën aktuale nga konflikti Hamas – Izrael.

Por pas verifikimit është gjetur se kjo fotografi është e vjetër (2018) dhe nuk shfaq aktualitetin në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere