Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Hulumtim nga Cambridge Analytica: Si duhet të ndalen lajmet e rreme në rrjetet sociale

HIBRID

Disa vende në botë po e konsiderojnë seriozisht rregullimin e mediave sociale – por si mund të duket kjo?

Një raport i ri ka paraqitur një pjesë të ideve që autorët e tij thonë se mund t’i japin fund “kaosit informativ që përbën një kërcënim jetik për demokracitë”.

Një nga gjetjet e këtij raporti, sugjeron që nga rrjetet sociale të kërkohet që të lëshojnë detaje të algoritmeve të tyre dhe funksioneve kryesore për studiuesit e besuar, në mënyrë që teknologjia të verifikohet.

Ai sugjeron gjithashtu shtimin e “friction” në shpërndarjet në internet, për të parandaluar përhapjen e shfrenuar të dezinformimit.

Raporti u botua nga Forumi për Informim dhe Demokraci, i cili u krijua për të bërë rekomandime jo-detyruese për 38 vende, përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Indinë, Korenë e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Midis atyre që kontribuan në raport ishin sinjalizuesi i “Cambridge Analytica” Christopher Wylie dhe ish-investitori i Facebook, Roger McNamee – një kritik për një kohë të gjatë i rrjetit social.


Çfarë sugjeron ky raport?

Një nga rekomandimet thelbësore është krijimi i një “kodi statutor i ndërtimit”, i cili përshkruan kërkesat e detyrueshme të sigurisë dhe cilësisë për platformat dixhitale.

“Nëse do të prodhoja një pajisje kuzhine, duhet të bëj më shumë prova sigurie. Dhe nëse do të doja ta krijoja një pajisje toster, kërkohet ta kaloj shumë më shumë procedura të pajtueshmërisë sesa për të krijuar Facebook-un”, tha Z. Wylie për BBC.

Ai tha se nga rrjetet sociale duhet të kërkohet të peshojnë të gjitha dëmet e mundshme që mund të shkaktohen nga vendimet e tyre të dizajnit dhe inxhinierisë.

Raporti gjithashtu sugjeron që rrjetet sociale duhet ta dëmshpërblejnë çdo person të vetëm që mund të jetë ekspozuar ndaj keqinformimit, nëse një gjë e tillë konfirmohet nga kontrolluesit e pavarur të fakteve.


Sugjerimet të tjera përfshijnë:

Zbatimi i “ndërprerësve” në mënyrë që përmbajtja që ka filluar të jetë virale, të ndalet dhe t’i kontrollohen faktet, para se ajo të ri-transmetohet;

Duke kufizuar përdorimin e mesazheve reklamuese micro-targeting;

Duke e bërë të paligjshme përjashtimin e njerëzve nga përmbajtja në bazë të racës ose fesë, siç është fshehja e një reklame nga audienca e përbërë nga njerëzit me ngjyrë;

Ndalimi i përdorimit të të ashtuquajturave modele të errëta “dark patterns” – interface-at e përdoruesve që janë të ndërtuara për të krijuar konfuzion apo frustruar përdoruesit.


Ky raport përfshinë edhe disa propozime që Facebook, Twitter dhe YouTube tashmë i bëjnë vullnetarisht, të tilla si:

Duke etiketuar llogaritë e organizatave të lajmeve të kontrolluara nga shteti;

Duke kufizuar sa herë mesazhet mund të përcillen në grupe të mëdha, siç bën Facebook në WhatsApp.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere