Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

I arrestuari nga Serbia si i dyshuar për krim lufte nuk është ish-pjesëtar i UÇK-së

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediumet në gjuhën serbe “NIN.rs”, “Glas-javnosti.rs”, “Una.rs” dhe “Telegraf.rs” kanë publikuar të martën (9 shtator), një artikull me pretendimin se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se është arrestuar një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në pikën kufitare në Merdare, si i dyshuar për krim lufte në Kosovë.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve, rezultoi se pretendimi se i arrestuari është ish-pjesëtar i UÇK-së, nuk është i vërtetë.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku bëhet e ditur se sot (9 shtator) është arrestuar një person me inicialet H.H. në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimet se ai ka vrarë një civil serb me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë, në bashkëpunim me disa anëtarë të UÇK-së. (shih këtu)

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i përkthyer në shqip:

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamentit të Hetimit Penal dhe Shërbimit për Hetimin e Krimeve të Luftës arrestuan H. H. (1948) në pikën kufitare në Merdare për shkak të dyshimeve të bazuara se kishte kryer një krim lufte.

Ai dyshohet se ka vrarë një civil serb me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë, në bashkëpunim me disa anëtarë të “UÇK-së”.

I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte, së bashku me një kallëzim penal.


Pra, duke u bazuar në këtë njoftim, kjo ministri nuk thotë se bëhet fjalë për ish-pjesëtar të UÇK-së, por se ai është arrestuar nën dyshimet se në bashkëpunim me disa anëtarë të UÇK-së ka vrarë një civil serb në Podujevë gjatë qershorit të vitit 1999.


Analiza:

Më 9 shtator, disa mediume në gjuhën serbe raportuan se pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Serbi) kanë arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare në Merdare, si të dyshuar për krim lufte.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se pretendimi nuk është i vërtetë. Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së së Serbisë, personi i arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së ka vrarë një civil serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere