[email protected]
Fotografia e shpalosjes së flamurit të Palestinës nga tifozët e Atletico Madrid, e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook me postime që kanë mpërmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje dhe sot (20-21 tetor) një fotografi me një imazh të fabrikuar të një flamuri palestinez, të shpalosur në tribunat e një stadumi.

Nëpërmjet kësaj fotografie me imazh të fabrikuar, ngritet edhe një pretendim i rremë se gjoja flamuri i Palestinës është shpalosur nga tifozët e klubit futbollistik spanjoll, Atletico Madrit.

Megjithatë, pavërtetësia e këtij imazhi u konstatua pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, që rezultuan me konstatimin se imazhi është krijuar në mënyrë digjitale, përmes aplikacioneve me Inteligjencë Artificiale (IA), pra nuk është autentik.


Vegëzat e postimeve të publikuar në faqet në Facebook:

https://archive.is/nqyGB

https://archive.is/Ty3ih


U pretendua në mënyrë të rreme se një foto e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte tifozët e Atletico Madrid duke shpalosur një flamur palestinez në tribuna.

Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehen vija të paqarta, pamja vizuale është larg mprehtësisë reale fotografike. Përveç kësaj, vërehen shtrembërime në krahët dhe duart e fansave në pamje, ndërsa në disa raste shihet si paraqiten tifozë të cilëve u mungojnë duart.

Këto shtrembërime sugjerojnë se imazhi mund të jetë krijuar në mënyrë digjitale.

Imazhi u shpërnda për herë të parë nga një llogari e quajtur Atletico Universe në X më 18 tetor 2023. (këtu, këtu) Kjo llogari jozyrtare është një faqe fansash që përcjell zhvillimet rreth Atletico Madridit.

Fotografia është analizuar nëpërmjet aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, si rezultat i së cilës është kuptuar se imazhi është krijuar nga inteligjenca artificiale. Aplikacioni për zbulimin e inteligjencës artificiale, Hive Motivation , thotë se imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (këtu)

Përveç kësaj, edhe pse imazhi tregon një flamur të ngritur në tribuna gjatë një ndeshjeje, ndeshja e fundit që Atletico Madrid ka luajtur ishte më 8 tetor. Nuk ka asnjë lajm të besueshëm në media për shpalosjen e flamurit palestinez në tribuna më 8 tetor. Ndeshja e radhës do të luhet më 21 tetor.

Aplikacioni të bazuara në Inteligjencë Artificiale (IA), aktualisht janë duke gjeneruar përmbajtje jo të saktë, pra me lëshime të ngjashme me fotografinë me imazh të stadiumit në të cilën shihet tifozë të cilëve u mungojnë gjymtyrët.

Hibrid.info ka kontrolluar edhe publikime tjera që përmbanin dështime të ngjashme të imazheve të gjeneruara nga IA (shih shembullin këtu)


Analiza:

U pretendua se fotoja tregonte tifozët e Atletico Madridit duke shpalosur flamurin palestinez në tribuna.

Aplikacionet që zbulojnë përmbajtjet me inteligjencë artificiale thonë se ka një probabilitet të lartë që imazhi të jetë krijuar me inteligjencë artificiale.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Atletico Madrid ishte më 8 tetor. Nuk ka asnjë lajm në media për shpalosjen e flamurit palestinez në tribuna më 8 tetor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others