Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për mungesën e fuqisë punëtore në Zvicër, është i vjetër

FATBARDH DEMA

Portali “kercova.net” me datë 31 dhjetor ka publikuar në faqen e tij në Facebook një artikull me titull “Zvicër, ky sektor ka mungesë të punëtorëve..!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, pasi që në përmbajtje të artikullit, shfaqet data 6 janar 2023.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “kercova.net”:

https://www.facebook.com/kercova.net/posts/pfbid0DbF7hPUdGUkZubQPt1379L7rDEMpvpQBqWMSCbw2hGP66BYpQYxjejUDZqhqoj3Gl


Vegëzën e artikullit të publikuar në portalin “kercova.net” me datë 6 janar 2023 e gjeni këtu.


Hibrid.info ka hulumtuar edhe përmes makinave online të kërkimit, ku është gjetur se artikulli për mungesën e fuqisë punëtore në Zvicër është publikuar në disa media të huaja në nëntor të vitit 2022. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “kercova.net” ka publikuar në faqen e tij në Facebook një artikull të vjetër (2022) në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore në Zvicër, me pretendimin ta paraqesë si lajm aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere