Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Imami nuk është shqiptar dhe nuk keqpërdoren gratë në emër të zotit

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Portalimomenti.com” ka publikuar dje (28 shtator) një artikull me titull “Imami Shqiptar manipulon në emër të ZOTIT, keqpërdor gratë të prekura nga “Sihri” (Pamje nga celulari i pacientes)”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është komplet i sajuar, pasi imami nuk është shqiptar, por me origjinë nga Kurdistani.

Gjatë hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në mediumin britanik “Express.co.uk” me datë 2 shkurt 2018.

Në këtë artikull shkruan se një imam britanik me origjinë nga Kurdistani me emrin Ayoub Tayeb, lejoi kamerat të hynin për ta filmuar atë duke kryer një ritual mbi një grua të pamartuar në një xhami në Sheffield, Yorkshire.

Pra, imami nuk është shqiptar dhe pamjet nuk janë të bëra nga celulari i pacientes, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “Portalimomenti.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Portalimomenti.com”:

https://portalimomenti.com/2022/09/28/imami-shqiptar-manipulon-ne-emer-te-zotit-keqperdor-grate-te-prekura-nga-sihri-pamje-nga-celulari-i-pacientes/?fbclid=IwAR1gOrowqDsUsPLp59tUVeHfJoIrb2yKjyTGI9Hbs2EjHBIfgzjBS1MLLRA

Ky artikull i sajuar është shpërndarë në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive”, “S O Bir” dhe “Pika Press”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në mediumin online britanik “Express.co.uk”. (shih këtu)


Në përmbajtjen e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Portalimomenti.com” duket se gjendet një koment i bërë rreth mjekut popullor shqiptar, Nazmi Mulaku i njohur me nofkën “Bio Mulaku”.

“Shikone këtë flliqsiren kishe po sheron keta gra pasi ishin te sulmuara nga xhinet Zoti e denoft Bio Mulaku keni kujdes mos jepni 400 euro per asgje dhe mund te hyni ne haram #shperndaje ta shohin ma shum veta mos te shkojn te ky shejtan”, shkruan në përmbajtje të këtij artikulli.

Nga hulumtimi i kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë profilin e Mulakut në Facebook, i cili pretendon se shëron disa sëmundje. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Portalimomenti.com” ka publikuar një fotografi të një imami të shkëputur nga një video, me anë të së cilës pretendohet rrejshëm se ai është imam shqiptar i cili keqpërdor gratë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i këtij portali të dyshimtë është i rremë.

Imami vepron në Britani të Madhe dhe ka prejardhje nga Kurdistani, ndërsa imazhi është marrë nga një video e publikuar në mediumin britanik “Express.co.uk”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:              

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere