[email protected]
Zakharova pretendon pa fakte se “Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina”
shape
shape
shape

Mediumi rus “Russia Today Balkan (RT Balkan)” shërbimin në gjuhën serbe ka publikuar një artikull me pretendimin se Perëndimi po provokon shpërthimin e një revolucioni në Serbi me nxitjen e ekstremistëve nga Prishtina.

Pretendimi bazohet në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila pretendon se “faktorë të huaj keqdashës po përpiqen të nxisin ekstremistët nga Prishtina në Beograd për të ndikuar në udhëheqjen e Serbisë”.

I gjithë pretendimi pra ndërtohet vetëm në deklaratat e Zakharovas për RT, por jo në ndonjë fakt konkret.

Vegëza e artikullit të publikuar në RT Balkan në gjuhën serbe:

https://lat.rt.rs/rusija/35195-rusija-zaharova-srbija-msp-pristina-kim-obojena-revolucija-vlast/

Pjesë të deklaratës së Zakharovas të publikuar në RT Balkan në gjuhën serbe:

“Ne jemi të bindur se populli serb dhe qeveria e zgjedhur janë në gjendje të zgjidhin vetë çështjet aktuale kombëtare. Ata janë të penguar në këtë nga faktorë të huaj keqdashës që po përpiqen të nxisin ekstremistët nga Prishtina në Beograd për të ndikuar në udhëheqjen e Serbisë”.


Autori i këtij artikulli, përpos që publikon një opinion që nuk ofron fakte, nuk ofron asnjë fakt shtesë që do të mund të mbështeste pretendimin në titull.

Pretendimi në fjalë është pjesë e narrativit të mediave ruse për infiltrimin e Perëndimit në politikën e brendshme në Serbi, për të përmbysur qeverinë e tanishme dhe për të sjellë një qeveri kukull.

Përfshirja e ekstremistëve shqiptar në këtë planifikimi u ndërlidh me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës duke aluduar se ky plan ka për qëllim edhe të nxitë luftë kundër Serbisë.

Së fundmi kanë vazhduar reagimet e zyrtarëve të SHBA-së lidhur me hapat e marra nga Qeveria e Kosovës në veri të Kosovës duke kërkuar shpërshkallëzimin e situatës.

Ishte emisari i Presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ku së fundmi kërkoj nga Qeveria e Kosovës që situata shpërshkallëzohet, dhe kjo do të përfshinte një plan që kryetarët jo domosdo të kenë nevojë të punojnë në ato ndërtesa, përderisa tensionet janë kaq të larta; rruga e dytë është zgjedhje të reja me pjesëmarrje të serbëve; dhe e treta duhet të lëvizim menjëherë drejt implementimit të marrëveshjes së Ohrit. (këtu)

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ishte më ashpër rreth mos dëgjimi të qeverisë së Kosovës për shpërshkallëzim të situatës në veri. Ai tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. (këtu)


Hibrid.info e ka trajtuar këtë pretendim edhe më parë duke e argumentuar se nëpërmjet reagimeve të bëra për hapat e marra në veri të Kosovës, SHBA-të, BE dhe KFOR-i demantuan pretendimin se këta të fundit janë pjesë e një plani të tillë. (shih trajtimin këtu)


Analiza:

Nga faktet e trajtuar dhe verifikuar nga hibrid.info, rezulton se në këtë artikull nuk është argumentuar fare pretendimi i publikuar në këtë artikull.

Të gjitha aludimet e bëra nga zëdhënësja Zakharova nuk bazohen në fakte, përpos interpretimit duke i ndërlidh zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe protestave opozitare në Beograd, si ndërhyrje e Perëndimit në punët e brendshme të Serbisë duke i përdor shqiptarët.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others