Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Puna e hibrid.info po ka rezultat të dukshëm edhe te mediat e rajonit

HIBRID

Hibrid.info, në vazhdën e monitorimit ditor rreth përmbajtjeve keqinformuese, në gamën e saj përfshinë edhe mediat me përmbajtje në gjuhen serbe. Në kuadër të këtij monitorimi, hibrid.info ka evidentuar disa keqinformime të cilat i ka trajtuar me metodologjinë e përcaktuar për të bërë vlerësimin/klasifikimin e tyre.

Trajtesat e bëra nga hibrid.info të përmbajtjeve keqinformuese kanë zgjuar interesimin e disa mediave serbe, si prodhuese të tyre. Kompania mediatike serbe Adria Media Gropu, e cila në portofolin e saj ka gazetën disa media, në mesin e tyre gazetën “Kurir” dhe portalin “mondo.rs”, ka reaguar nëpërmjet një emaili të dërguar në adresën hibrid.info. Reagimi i kësaj kompanie mediash erdhi si reazultat i trajtimit të disa artikujve të publikuara nga gazeta “Kurir” dhe portali “mondo.rs” e të trajtuara nga hibrid.info si përmbajtje keqinformuese. Trajtimi i bërë nga hibrid.info ka ndikuar që “Kurir” dhe “mondo.rs” të kenë rënie në trafikun rrjedhës në internet dhe mediat sociale e që i shtyri ata të reagojnë.

Adria Media Group nëpërmjet email-it të dërguar ka kërkuar sqarim nga hibrid.info për artikujt që janë klasifikuar si keqinformuese. Hibrid.info në bazë të metodologjisë së punës që e bënë i ka dhënë sqarimet e veta rreth artikujve të mediave të këtij grupi që i ka trajtuar. Si rezultati këtij komunikimi sqaruar Adria Media Group ka vendosur që t’i përmirësojë artikujt keqinformues të trajtuar nga hibrid.info.

Përmbajtja që i shtyri të reagojnë

Përmbajtja me pretendimin se përfaqësuesja e Rumanisë nuk do të pranojë të luaj kundër Kosovës, e në trajtimin e hibrid.info është vlerësuar si “manipulim i fakteve”, për shkak se federata rumune e futbollit ka bërë të ditur se do të diskutojë me qeverinë rumune në lidhje me kushtet e ndeshjes me përfaqësuesen e Kosovës, pa u theksuar në asnjë vend se nuk do të pranojë ballafaqimin me përfaqësuesen e Kosovës. (këtu)

Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar edhe nga portali “mondo.rs” e që i shtyri përfaqësuesit e Adria Media Group kontaktuan hibrid.info për të kërkuar sqarime se pse kjo përmbajtje është klasifikuar si “manipulim i fakteve”.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info i ka dhënë sqarimet e nevojshme duke e arsyetuar klasifikimin e artikullit si “manipulim i fakteve”. Si rezultat i sqarimit Adria media Gruop ka vendosur ta përmirësojë artikullin dhe ta publikojë të përmirësuar.

Përmbajtjet e përmirësuara

Në kuadër të komunikimit për përmirësimin e artikujve që janë klasifikuar si keqinformuese nga hibrid.info, Adria Media Group ka dërguar një listë të artikujve të përmirësuar. Këtë listë e përbëjnë 22 artikuj që nga data 20.10.2020 deri më 31.10.2022.

Tematikat e përmbajtjeve që janë trajtuar nga hibrid.info e që janë përmirësuar nga Adria Media Group, përfshijnë pretendime të ndryshme për ngjarjet dhe zhvillimet në veri të Kosovës, pretendime për plane të ndryshme nga pushtetit në Kosovë ndaj serbëve të Kosovës (këtu, këtu), sulmet të ndryshme ndaj komunitetit serb në Kosovë (këtu, këtu), rreth operimit të Policisë së Kosovës në veri (këtu, këtu) dhe pretendimet e pabaza të zyrtarëve serbë (këtu, këtu).

Po ashtu kishte përmbajtje të tilla se si Xhaka ka lindur në Serbi (këtu, këtu) apo përfaqësuesja e Rumanisë nuk do të luaj kundër Kosovës. (këtu, këtu)

Pra, disa media në gjuhën serbe janë obliguar të korrigjojnë artikujt me përmbajtje keqinformuese për dhe rreth Kosovës, pas ankesës se ka filluar t’ju bie trafiku online si shkak i trajtimit të fakteve nga hibrid.info.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere