Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale që pretendojnë se shfaqin mërgimtarët që kanë vendosur të votojnë LDK-në

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Llogaria në TikTok “imp3rial.aura” ka publikuar katër përmbajtje (imazhe) përmes së cilave pretendon se në to shfaqen mërgimtarët të cilët kanë vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se imazhet nuk janë reale. Ato janë krijuar përmes inteligjencës artificiale.


Përmbajtja e parë e publikuar me këtë pretendim, paraqet një vajzë duke votuar, ndërsa në përshkrim thuhet “18 vjeçarët votojnë LDK-në.123🖤Krejt MËRGATA LDK”. (shih këtu)

Pas verifikimit përmes platformës për detektimin e imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale (HiveModeration.com), u vërtetua se ajo është krijuar me IA me një përqindje prej 98.5. (shih fotografinë më poshtë)


Përmbajtja e dytë, që ka në imazh disa persona që mbajnë në duar flamurin me logon e LDK-së dhe në prapavijë shihen pamje të aeroportit, u krijua nga IA me një përqindje prej 99.5. (shih fotografinë më poshtë)


Imazhi tjetër që shfaq 4 gra të veshura me uniforma infermierie dhe në mbishkrim mban sloganin e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit “Unë zgjedh shpresën”, është krijuar po ashtu nga inteligjenca artificiale me një përqindje prej 99.9. (shih fotografinë më poshtë)


Po ashtu, edhe imazhi që shfaq 3 persona që mbajnë në duar logon e LDK-së, si dhe përshkrimin “Mërgata është gati”, u gjenerua nga IA me 95.4%. (shih fotografinë më poshtë)


Këto përmbajtje së bashku, deri në shkrimin e këtij artikulli kanë arritur të grumbullojnë afër 22 mijë shikime, 57 komente dhe 1323 pëlqime.


Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar përmbajtje vizuale të cilat janë gjeneruar nga IA, përmes së cilave pretendohej se mërgimtarët kanë ardhur në Kosovë për të votuar pro dhe kundër Albin Kurtit. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Katër imazhe me përmbajtje elektorale janë publikuar nga një llogari në TikTok, me pretendimin se shfaqin mërgimtarë të cilët kanë vendosur të votojnë për LDK-në.

Verifikimi tregon se këto përmbajtje nuk janë reale dhe se ato janë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere