Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen lojëra shpërblyese të rreme duke përdorur logon dhe emrin e kompanisë “Big Market”

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “???????????? ????????????????????????-????????????????????????????,” që numëron vetëm 61 ndjekës, publikon lojëra shpërblyese të rreme me pretendimin se fituesit do të shpërblehen me vetura.

Kjo faqe, në seksionin “About” nuk ka asnjë informacion, adresë apo kontakt, gjë që e bën edhe më të dyshimtë veprimtarinë e saj. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hirbid.info ka vërtetuar se faqja e lartcekur ka përdorur logon e rrjetit të marketeve në Shqipëri “Big Market”, duke u munduar që të paraqitet si faqe zyrtare e kësaj kompanie.


Në disa nga postimet e bëra në këtë faqe, pretendohet rrejshëm se personi që gjen një numër ndryshe nga numrat tjerë të paraqitur në këto fotografi, do të jetë fitues i veturave si Toyota dhe Mitsubishi. (shih këtu dhe këtu)


Gjithashtu, në mbishkrimin e këtyre postimeve gjendet një vegëz që dërgon në një ueb-faqe, ku bëhet thirrje për t’u regjistruar në të. Përveç kësaj në komente, autori shtyn komentuesit që për të përfituar njërën nga veturat, duhet që të shpërndahet postimi në të gjitha grupet që lexuesit janë të anëtarësuar në Facebook.

Në këto postime, kjo faqe ka arritur të grumbullojë qindra komente e shpërndarje. (shih fotografitë më poshtë)


Hibrid.info ka gjetur faqen zyrtare të rrjetit të marketeve “Big Market” në Shqipëri, e cila numëron mbi 100 mijë ndjekës. (shih këtu)

Ky rrjet i marketeve aktualisht nuk ka organizuar asnjë lojë shpërblyese, dhe duke u bazuar në kërkimet e bëra, loja e fundit shpërblyese nga kjo kompani ishte organizuar në gusht të vitit 2022. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Big Market-Albania,” që numëron vetëm 61 ndjëks pretendon rrejshëm se organizon lojëra shpërblyese, duke përdorur emrin dhe logon e rrjetit të markevete në Shqipëri “Big Market”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere