[email protected]
Kujdes nga produkti që shitet online si 100% natyral me emërtimin “mjaltë për potencë”
shape
shape
shape

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt me mbishkrimin “MJALTË PËR POTENCË”, duke pretenduar se i njëjti është produkt 100% natyral.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun”, nuk është 100% natyral dhe se i njëjti përmban ilaçe.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Misk Bio Products”, “Bio Products Shop”, “Form Kosova Bio”, “Bio Products Shop”, “Botanika” dhe “Bio Online”:

https://www.facebook.com/MiskBioProducts/posts/pfbid0Y64CkmeTEopJcgBZTiXvBg88XJzd6umtmj4AZtgJXzQjoKGk3yG9UDz5Nc1qMbQKl

https://www.facebook.com/BioProductsOnline/posts/pfbid028zGKbz24jGRHRQ9zAiA5cDg8Kea6xPBwG9Qb9G1VUsPQX7cfdRagt94SkjL2g75Bl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02CsTSP7vSsHTGDZt91HK6cfCck4VCmk7LXLL89UjzHeXa9Fsy1PrgoXUU44gDiTZCl&id=100069961446504

https://www.facebook.com/BioProductsOnline/posts/pfbid0RB9QUn1oCJervQf5fBNSt7cmgdvua2L4UuJqFJf2xSbxLbgUT3jGrJEZVtTjS9oLl

https://www.facebook.com/botanika.ks/posts/pfbid02MXpfrA4dXWF5cJ8G7huQEKqgm3BARdjdfei4hRGsgD3qENbtVpdfjPF3A8r7BWgPl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid09d515WGH2LVnhsWt3Nn2Hm1dPBN9ndFWpDnp52iEDsb7vbz7thM9w5c5Zxe4xKYFl&id=100057307704331


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit në lidhje me këtë produkt, hibrid.info ka arritur të gjejë informacione të publikuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Në ueb-faqen zyrtare të Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, me datë 18 gusht 2021 është publikuar informacioni në lidhje me këtë produkt, ku thuhet se i njëjti përmban ilaçe. (shih këtu)

Pjesë nga njoftimi i Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, i përkthyer në shqip:

Njoftim publik: Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun përmban përbërës të fshehur ilaçesh

[8-18-2021] Administrata e Ushqimit dhe Barnave po këshillon konsumatorët që të mos blejnë ose përdorin Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun, një produkt i promovuar për përmirësimin seksual dhe rritjen e energjisë në uebsajte të ndryshme dhe ndoshta në disa dyqane me pakicë. Ky produkt është zbuluar gjatë kontrollit të mallrave të importuara. Dërgesa iu drejtua një qendre përmbushjeje të Amazon.

Analiza laboratorike e FDA konfirmoi se Themra Epimedyumlu Bitkisel Karisimli Macun përmban sildenafil, përbërësin aktiv në ilaçin me recetë të aprovuar nga FDA, Viagra, i përdorur për trajtimin e mosfunksionimit erektil. Miratimi i Viagrës nga FDA është i kufizuar për t’u përdorur nën mbikëqyrjen e një profesionisti të licencuar të kujdesit shëndetësor. Ky përbërës i padeklaruar mund të ndërveprojë me nitratet që gjenden në disa barna me recetë, si nitroglicerina, dhe mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme. Njerëzit me diabet, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose sëmundje të zemrës shpesh marrin nitrate.


Hibrid.info ka gjetur edhe një njoftim tjetër të lëshuar në vitin 2020 nga Zyra federale austriake për sigurinë në kujdesin shëndetësor (BASG), në lidhje me këtë produkt, ku sqarohet se analizat kanë treguar se ky produkt përmban përbërësin farmakologjikisht aktiv Sildenafil, i cili nuk është deklaruar në përshkrimin e produktit ose në paketim. (këtu)

Pjesë nga njoftimi i Zyra federale austriake për sigurinë në kujdesin shëndetësor (BASG), i përkthyer në shqip:

Sildenafil është një frenues i fosfodiesterazës që përdoret në trajtimin mjekësor të disfunksionit erektil. Aplikimi oral i produktit në fjalë ndikon në marrjen e dozave mjeko-terapeutike të Sildenafil. Marrja e përbërësve aktivë farmaceutikë nga burime të panjohura dhe në përqendrime të panjohura përbën një rrezik të pallogaritshëm dhe për rrjedhojë të pallogaritshëm për shëndetin . Nëse Sildenafil aplikohet në mënyrë të pakontrolluar, mund të ndodhin efekte anësore serioze si luhatje të presionit të gjakut, sulm në zemër ose goditje në tru.


Analiza:

Disa faqe online në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje online një produkt me pretendimin ta paraqesin si produkt 100% natyral me emërtimin “mjaltë për potencë”.

Mirëpo, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA “fda.gov”, në vitin 2021 ka njoftuar se ky produkt përmban ilaçe, duke rekomanduar që konsumatorët të mos e blejnë atë.

Ndërsa Zyra federale austriake për sigurinë në kujdesin shëndetësor (BASG), sqaron se ky produkt përmban përbërësin farmakologjikisht aktiv Sildenafil, i cili nëse aplikohet në mënyrë të pakontrolluar, mund të ndodhin efekte anësore serioze si luhatje të presionit të gjakut, sulm në zemër ose goditje në tru.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Mashtrim” përmbajtjen e produktit të hedhur në shitje nga disa faqe në Facebook.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others