Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

SMS mashtrues me pretendimin se janë nga platforma “ekosova”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Qytetarët e Kosovës po pranojnë një mesazh (SMS) në telefonat e tyre me pretendimin se është dërguar nga platforma “eKosova”.

Në këtë mesazh shkruan se “Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, ndaj jush është regjistruar një shkelje në trafik dhe është lëshuar gjobë”. Gjithashtu, përmes këtij SMS bëhet thirrje që pagesa të kryhet përmes një vegëze (link) të dyshimtë, “ekosova.top/gov”.

Në pjesën e sipërme të SMS-it është edhe emri i dërguesit, që në këtë rast është një email jozyrtar, domibizzle1989@gmail.com.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky SMS nuk është dërguar nga platforma “eKosova” dhe se vegëza e vendosur në të nuk është zyrtare e kësaj platforme.


Fillimisht, hibrid.info ka analizuar vegëzën “ekosova.top/gov”, përmes platformave për identifikimin e vërtetësisë së ueb-faqeve si “Scamadviser.com” e “Scamdoc.com”. Në të dyja këto platforma, rezultatet tregojnë se kjo ueb-faqe është e dyshimtë (shih fotografitë më poshtë).

Ueb-faqja zyrtare e platformës “eKosova” është “ekosova.rks-gov.net”.


Hulumtim më i thellë

Hibrid.info ka analizuar vegëzën që ofrohet në këtë SMS.

Sapo të hysh në këtë ueb-faqe, paraqitet logoja e platformës “eKosova”, ndërsa në pjesën e poshtme shfaqet një rubrikë ku shkruan “Verifikoni gjobat e trafikut”, si dhe mundësia që të shënohet numri i targave të automjetit. (shih fotografinë më poshtë)

Për të vërtetuar se kjo ueb-faqe është mashtruese, hibrid.info ka shënuar një numër fiktiv të targave (08-123-AA). Pas klikimit në tastin “VAZHDO”, hapet një dritare tjetër që thotë se automjeti me këto targa, e që në rastin tonë janë fiktive, ka një gjobë të pa paguar prej 20 euro (shih fotografinë më poshtë).

Në këtë seksion të kësaj ueb-faqe të dyshimtë, shfaqet mundësia që të paguhet kjo “gjobë” prej 20 eurosh.

Pas klikimit të butonit “PAGUAJ TANI 20.00 EUR”, hapet një dritare tjetër që kërkon të dhënat bankare (shih fotografinë më poshtë).


Për rastin reagoi edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi lidhur me këta SMS.

Në këtë njoftim thuhet se “Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët” (shih këtu).


Analiza:

Qytetarët e Kosovës po marrin SMS mashtrues që pretendojnë rrejshëm se janë dërguar nga platforma “eKosova”, duke i njoftuar për një gjobë trafiku dhe duke i ftuar ta paguajnë përmes një vegëze të dyshimtë (“ekosova.top/gov”). Mesazhi dërgohet nga një adresë private emaili, jo nga një burim zyrtar.

Verifikimi i hibrid.info ka vërtetuar se ky SMS nuk është autentik dhe se vegëza nuk i përket platformës zyrtare “eKosova”, e cila operon vetëm në domenin “ekosova.rks-gov.net”. Platformat për identifikimin e ueb-faqeve e vlerësojnë këtë faqen si të dyshimtë.

Hulumtimi i mëtejshëm tregon se ueb-faqja shfaq gjoba edhe për targa fiktive të automjeteve dhe më pas kërkon të dhëna bankare për pagesë, çka dëshmon se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi me qëllim vjedhjen e të dhënave financiare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere