Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk janë paralajmëruar masa të reja, ashtu siç pretendohet

HIBRID

Një artikull me titull “Këto qytete nga e hëna nga ora 20:00 do të jenë në Orë Policore” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Ky artikull rezulton të ketë titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Brenda artikullit gjenden njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKPSHK) i datës 5 mars 2021, ku është bërë i ditur numri i rasteve pozitive me COVID19, numri i të shëruarve dhe atyre që kanë humbur jetën.

Pra, nuk ka asnjë vendim të marrë së fundmi për futjen e masave të reja anti-covid që të rikthehet ora policore, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar nga “specialja.com”:

Këto qytete nga e hëna nga ora 20:00 do të jenë në Orë Policore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 7 persona, si pasojë e infektimit. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE. Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv 564 persona. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë shëruar 380 qytetarë. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/03/05/keto-qytete-nga-e-hena-nga-ora-2000-do-te-jene-ne-ore-policore/?fbclid=IwAR1IPKCvZwgQPKbSKAwXlQakTdV25lq6re-DyHfsj8_1BpShXReNdJMp9cI


Më poshtë mund të gjeni raportin 24 orësh të datës 5 mars nga IKSHPK, i cili është përdorur në artikullin e portalit të dyshimtë “specialja.com”.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3542166365911342


Analiza:

“Specialja.com” ka marrë raportin 24 orësh nga IKSHPK me numrin e të shëruarve, të infektuarëve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e virusit Korona, të cilin më pas e ka publikuar duke i vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në të.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere