Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i sheshit të shkatërruar në Kiev, nuk është nga lufta aktuale

HIBRID

Mediumi online “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull lidhur me disa shpërthime në qytetin e Kiev-it në Ukrainë, të cilit i ka vënë fotografi jo adekuate.

Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është vërtetuar se në këtë artikull është vënë fotografi jo adekuate, pasi ajo nuk i përket agresionit rus që aktualisht po ndodhë në Ukrainë, por e njëjta është bërë në protestat e vitit 2014 në Kiev.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaBlic.com”:

http://gazetablic.com/degjohen-shperthime-ne-kiev/


Fotografia që sjell imazhe të sheshit të Pavarësisë apo siç njihet ndryshe si sheshi “Maidan”  (shih këtu), gjatë revolucionit Euromaidan kundër pushtetit të ish-Presidentit të Ukrainës – Viktor Yanukovych.


Nuk është hera e parë që mediat online në Kosovë e përdorin këtë fotografi të vitit 2014, me pretendimin ta paraqesin atë si imazh të luftës aktuale.

Fotografia e njëjtë është publikuar edhe në portalin lajmi.net me datë 25 shkurt 2022, e cila gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

“GazetaBlic.com” në një artikull të publikuar lidhur me disa shpërthime në Kiev, ka përdorur një fotografi të vjetër të sheshit “Maidan”, i cili shihet i shkatërruar.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk është aktuale dhe e njëjta është shkrepur në shkurt të vitit 2014 gjatë revolucionit “Euromaidan” kundër pushtetit të ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Bazuar në faktet e verifikuara nga hibrid.info, rezulton se përmbajtja e këtij postimi është “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere