[email protected]
Ministri Maqedonci nuk ka deklaruar se Kosova ka blerë 30 dronë Bayraktar
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok ka publikuar dje (29 nëntor) një video-material me imazhin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Imazhi përmban mbishkrimin që pretendon se ministri Maqedonci ka deklaruar se Kosova ka blerë 30 dronë Bayraktar.

Pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, deklarimi i pretenduar i Maqedoncit nuk është gjetur i publikuar në asnjë nga burimet e besueshme.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “lagraqsaqi” në TikTok: 

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7318152576631950625


Imazhi në këtë video-material duket se është marrë nga një faqe në Facebook, që mban emrin “Forcat e Kosovës” (shih këtu). Edhe përkundër hulumtimit ky imazh nuk është gjetur në fotografitë e kësaj faqeje (shih këtu).


Ndërsa me anë të makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur artikull nga deklarimet e fundit publike të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në “RTV Dukagjini” (shih këtu).

Në intervistë, ministri Maqedonci ka folur edhe rreth pajisjeve që do t’i blejë FSK-ja, por nuk ka përmendur pajisjet e përfolura në pretendimin e lartcekur.

Deklarata e ministrit Ejup Maqedonci:

“Po blejmë të gjitha ato sisteme që i kemi planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranziocionit, që nënkupton sisteme të armatimit për këmbësorinë, sisteme të armatimit për mbrojtje kundërtank, sisteme të armatimit të artilerisë pra për qitje në distanca, sisteme të armatimit të mbështetjes ajrore”.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material ku pretendohet se ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se Kosova ka blerë 30 dronë Bayraktar.

Pas verifikimit nga hibrid.info, deklarata e pretenduar nuk është gjetur e publikuar nga publikues të besueshëm, madje në deklaratën e fundit publike të ministrit Maqedonci, në lidhje me armatosjen e FSK-së, nuk përmenden pajisjet në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë publikim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others