Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i shtëpisë nga reklama e kompanive të huaja pretendohet të paraqitet si e kryeministrit Kurti

HIBRID

Një portal i dyshimtë me emrin “viraln32.com” ka publikuar më 19 korrik një artikull me titull “Përhajr na qoftë / Ja shtëpia mi.lionshe e re e kryeministrit Albin Kurti”.

Artikulli është i shoqëruar edhe me një fotografi në të cilën pretendohet se është shtëpia e kryeministrit Kurti.

Por që hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtjen e artikullit janë paraqitur të dhëna nga deklarimi i pasurisë së Kurtit gjatë vitit 2020, si dhe mungojnë të dhënat që tregojnë vlerën e pretenduar milionëshe për shtëpinë e re të pretenduar po ashtu në titullin e artikullit, për kryeministrin Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “viraln32.com”:

http://viraln32.com/perhajr-na-qofte-ja-shtepia-mi-lionshe-e-re-e-kryeministrit-albin-kurti/?fbclid=IwAR3uPgKoXL9G7yR3_fqRM7DZW8PtAw7p28z_9i8UQhNr7k-82dshh5zy5kc


I njëjti artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Lajme IN” dhe “Albagraph7”.


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (16 janar 2021) nga portali “gazetametro.com”, nga i cili janë marrë të dhënat për artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë.


Po ashtu hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka gjetur se fotografinë e shtëpisë e cila pretendohet të jetë ajo e kryeministrit Albin Kurtit, në të shumtën e rasteve e gjejmë si reklamë të kompanive të huaja për dizajn të shtëpive (shih këtu dhe këtu).


Kurse nga të dhënat e deklarimit të pasurisë për vitin 2022, nga kryeministrit Kurti, del se ai paguan qira mujore për shtëpinë ku banon me familjen e tij në Prishtinë, në vlerë prej 250 euro (shih këtu).


Analiza:

 Një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual, duke i vënë po ashtu edhe titull me pretendim të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere