Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Keqinformimi vs mbështetja rreth Bedri Hamzës në mediat sociale

HIBRID

Përgatiti: Fatbardh Dema

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me datë 27 mars prezantoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Hamza aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se që nga momenti kur Hamza u prezantua si kandidat për kryeministër, janë hapur disa faqe në Facebook në mbështetje të tij.

Me datë 27 mars, është hapur një faqe në Facebook që mban emrin “Me Bedri Hamzen Kryeminister” (8 pëlqime dhe 13 ndjekës deri në momentin e raportimit).

Dy ditë më pas (29 mars), janë hapur edhe dy faqe të tjera në mbështetje të Hamzës. “Bedri Hamza për kryeministër” (25 pëlqime dhe 232 ndjekës deri në momentin e raportimit) dhe “Bedri Hamza për kryeminister të Kosovës” (0 pëlqime dhe 3 ndjekës deri në momentin e raportimit) mbajnë emrin këto faqe.

Ndërsa faqja më e re që figuron në Facebook, në mbështetje të Hamzës për kryeministër, është hapur me 16 shtator, e cila mban emrin “Per Bedri Hamzen Kryeminister” (0 pëlqime dhe 0 ndjekës deri në momentin e raportimit).

Përveç faqeve, në median sociale Facebook është hapur edhe një grup privat me emrin “Bedri Hamza Kryeministër”. Grupi është hapur me datë 16 shtator, e që fillimisht mbante emrin “Hashim Thaçi – Presidenti im” (deri në momentin e raportimit, grupi përmban 2600 anëtarë). (shih këtu)

Hibrid.info, gjatë monitorimit të përditshëm, ka konstatuar se përpara se Bedri Hamza të prezantohej si kandidat për kryeministër, nuk ekzistonin këto faqe apo grupe në Facebook në mbështetje të tij. Kjo tregon se figura e tij politike është rikthyer në një protagonist në median sociale pas zyrtarizimit të tij si kandidat për kryeministër.

Pro et Contra

Në qershor është trajtuar një rast i cili përfshin një video të publikuar në TikTok, ku pretendohej rrejshëm se ambasadori amerikan Jeff Hovenier shprehte mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër. (shih verifikimin këtu)

Në muajin gusht, hibrid.info ka analizuar një përmbajtje të paverifikuar në Facebook, e cila është postuar me pretendimin e rremë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë zgjedhur Hamzën si kryeministër të Kosovës. (shih verifikimin këtu)

Ndërsa, në shtator u publikua një video e vjetër e fushatës në zgjedhjet lokale të para 3 vjetëve, duke u paraqitur rrejshëm si aktuale. Në këtë video, qytetarët kishin shprehur mbështetje për Bedri Hamzën. (shih verifikimin këtu)

Si protagonist tashmë i skenës publike, për Hamzën u publikuan edhe informata të pasakta, të cilat hibrid.info i ka identifikuar dhe verifikuar.

Një faqe në Facebook kishte publikuar informacion të rremë, duke pretenduar se Bedri Hamza ishte kundër hapjes së Urës së Ibrit. (shih verifikimin këtu)

Një tjetër përmbajtje e publikuar në TikTok shpërndau një pretendim të pavërtetë, ku thuhej se Hamza kishte premtuar rritjen e pensioneve për veteranët e luftës deri në 1500 euro, në rast se do të bëhej kryeministër. (shih verifikimin këtu)

Veç këtyre rasteve, nga 27 marsi e këndej, Hamza ka qenë pjesë edhe e disa sondazheve fiktive, të cilat, ndonëse nuk e kanë pasur cak primar kandidatin e PDK-së për kryeministër, e kanë përfshirë në rezultate.

Për shembull, hibrid.info më 10 qershor kishte hasur në një sondazh të dyshimtë, e i cili pati rezultuar të jetë fiktiv. I publikuar nga llogaria “albinkurti_kryeminister” në TikTok më 8 qershor, ky “sondazh” kandidatin e PDK-së për kryeministër Bedri Hamzën e vendoste të dytin, me 23%. (këtu)

Po ashtu, më 8 korrik, hibrid.info e trajtoi një sondazh tjetër të pavërtetë, i cili ishte publikuar sërish nga llogaria “albinkurti_kryeminister” në TikTok dhe i cili e vendoste Hamzën në vendin e dytë – kësaj radhe me 18%. (këtu)

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, 2025.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere